Pasionet e mësimit të gjuhës kineze në Stamboll

2019-02-06 11:31:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 中文---[zhōngwén]---Kinezisht

Edhe pse tani në Kinë vazhdojnë pushimet me rastin e Festës së Pranverës (Viti të Ri kinez), studentët e Fakultetit të Gjuhës Kineze në Universitetin Okan të Stambollit kanë nisur semestrin e ri pas pushimeve dimërore.

Znj. Song Chunju është profesorja e tyre që i tërheq si magnet. Nëpërmjet mësimdhënies së saj 14 vjeçare në Institutin e Konfucit të Universitetit Okan, ajo është mikeshë e shumë studentëve turkë.

Studentja turke me emrin kinez Zhang Su sapo nisi studimet për gjuhën kineze. Sipas saj, ishte znj. Song që hapi një derë për të.

"Kisha shumë interes për kulturën aziatike. Më parë mësova gjuhën koreane dhe atë japoneze dhe tani zgjodha të mësoj gjuhën kineze. Znj. Song pavarësisht se nuk flet as turqisht e as anglisht, na mëson shumë mirë përmes gjesteve, imitimeve dhe humorit. Ajo gjithnjë arrin të interpretojë plotësisht njohuritë që dëshiron të na mësojë", shtoi ajo.

Znj. Song tha për Radion e Jashtme të Kinës (CRI) se ndihet shumë krenare kur sheh diplomimin dhe punësimin e studentëve të saj. Kjo është një ndër arsyet që e nxisin atë të vazhdojë mësimdhënien.

"Më pëlqen puna ime, më pëlqen të shoh këta fëmijë. Sa herë kur dëgjoj që ata mund të flasin më mirë, gëzohem jashtë mase. Në ditën e parë kur u takuam ata nuk dinin asgjë për gjuhën kineze. Kurse, pas diplomimit ata mund të komunikojnë me mua lirisht. Më trajtojnë si miq. Përveç këtyre edhe familja ime më mbështet shumë. Këto janë arësye që më kanë mbjatur këtu për kaq shumë vjet", tha znj. Song.

Sipas saj, tani gjithnjë e më shumë të huaj dëshirojnë të mësojnë gjuhën kineze.

"Kur erdha në Turqi para 14 vjetësh kishte shumë pak ndërmarrje kineze. Studentët që mësonin gjuhën kineze e bënion këtë kryesisht për shkak të interesimit të madh për kulturën kineze. Tani, krahas shtimit të ndërmarrjeve kineze, shumë të diplomuar mund të punësohen tek punëdhënësit kinezë me pagë të mirë. Kjo është bërë një arsye e rëndësishme për shtimin e numrit të studentëve", tha znj. Song.

Studentja Song Xiaowei tha se shumë nga shokët e saj dëshirojnë të gjejnë punë në kompani kineze që kanë degë në Turqi.

"Anëtarët e grupit tonë u shtuan nga 10 deri në 20. Shumica e të diplomuarve punojnë në Turqi në pozicione që kanë të bëjnë me Kinën. Ka edhe disa të tjerë që mund të shkojnë në Kinë për punësim. Kanë perspektivë të ndritur", tha Xiaowei.

Mësimdhënia zë pjesën kryesore të punës së profesores Song. Përveç kësaj ajo tani do të përgatitet edhe për mësimdhënien e testit të nivelit të zotërimit të gjuhës kineze (HSK). Ky provim jepet nga pothuajse 200 studentë çdo vit, duke përfshirë studentë turkë dhe të tjerë nga vendet fqinje si Irani, Greqia etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore