Mbrëmja artistike e Festës së Pranverës, platformë e njohjes së kulturës kineze

2019-02-05 13:27:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:节日---[jié rì]---Festë

Mbrëmja artistike e Festës së Pranverës, një program televiziv i Kinës që ka shoqëruar banorët për më shumë se 3 dekada në lamtumirën e ditës së fundit të vitit hënor, u organizua më 4 shkurt në Pekin. Në spektaklin e mbrëmshëm u transmetuan dhjetëra shfaqje, përfshi këngë, valle, skeçe, akrobaci, numra magjikë dhe opera kineze, performanca të cilat u përcollën emocione spektatorëve falë bukurisë së artit dhe kulturës tradicionale kineze dhe elementeve ndërkombëtare. Ky program po bëhet gjithnjë e më shumë një kanal i rëndësishëm për njohjen e kulturës kineze nga bota e jashtme.

Në mesin e performuesve bëjnë pjesë jo vetëm artistë e yje të njohura, por edhe aktorë amatorë e madje banorë të thjeshtë.

59 vjeçari Liu Yanhe është një mjeshtër i daulles së mesit Ansai, një shfaqje folklorike e përhapur në Kinën Veriperëndimore me anën e vallëzimit dhe luajtjes së së daulles së vogël të lidhur në brez. Z. Liu, së bashku me kursantët e qendrës së trajnimit të kulturës folklorike të distriktit Ansai dha një shfaqje të mrekullueshme gjatë transmetimit drejtpërdrejt televiziv.

"Luajtja e daulles së mesit ka një histori mbi 2000-vjeçare në Ansai. Është një art shumë popullor. Të gjithë pjesëmarrësit luajnë shumë mirë."

Vallja e Luanit është një shfaqe që shihet shpesh në aktivitete të ndryshme kremtuese të banorëve kinezë në mbarë botën. Shfaqja e 4 shkurtit u dha nga grupi Bilin i qytetit Foshan të provincës Guangdong.

"Erdhëm mbi 20 veta, më të mirët e grupit tonë. Kemi bërë prova për më shumë se dy muaj, duke u përshtatur me ambientin e studios. Dëshirojmë që nëpërmjet shfaqjes sonë, më shumë njerëz të kenë mundësi të njohin kulturën tonë artistike," tha aktori Deng Jianwen për Radion e Jashtme të Kinës.

"Bukuria e Operave" që u transmetua dje në mbërmje ishte një shfaqje përmbledhëse e pesë operave tradicionale kryesore kineze. Nëpërmjet interpretimit prej afro 8 minutash, shikuesit dhe teleshikuesit mësuan njëherësh joshjen e operave tradicionale kineze.

Në spektaklin e 4 shkurtit pati edhe elemente të huaja. Për shembull, grupi artistik nga Sllovenia paraqiti shfaqjen "Energji Rinore" ku shfaqi luajtje artistike të basketbollit.

Jan Kukoveç është një anëtar i grupit. Për performanën e kësaj here në Kinë ai ndau gëzimin e tij.

"Është hera e tretë që japim shfaqje në Kinë. E dimë se Festa e Pranverës është një festë në Kinë për kremtimin e Vitit të Ri. Jemi shumë të gëzuar që mund të marrim pjesë në aktivitetet festive vendore", tha ai.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore