Investimet e Kinës jashtë vendit fokusohen te përmirësimi i strukturës

2019-02-01 16:58:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:结构---[jié gòu]---Strukturë

Më 29 janar, Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi "Raportin e Zhvillimit të Investimeve të Kinës jashtë vendit për vitin 2018". Sipas raportit, deri në fund të vitit 2017, 25,500 investitorë kinezë hapën jashtë vendit 39,200 ndërmarrje me investime direkte në 189 vende dhe rajone të botës, me një shumë të përgjithshme kapitalesh prej mbi 6 trilionë dollarësh.

Pa dyshim, Kina është bërë një vend i madh për investimet e huaja dhe vëllimi i investimeve dhe forca e ndikimit janë duke u rritur dita-ditës. Nën gjendjen aktuale të proteksionizmit tregtar ndërkombëtar dhe rritjes së vazhdueshme të populizmit, fërkimet tregtare kino-amerikane nuk kanë një prirje të pasigurt. Vendet e zhvilluara po forcojnë gjerësisht mbikëqyrjen dhe kontrollin ndaj investimeve të huaja, përmirësimi i strukturës" dhe parandalimi kundër rrezikut të investimeve janë temat themelore të investimeve të huaja të Kinës. Gjatë Kongresit të 18-të dhe të 19-të të PKK-së u tha lidhur me investimet e Kinës jashtë vendit se duhet të përmirësohen dhe rregullohen zonat dhe dislokimi i sektorëve të investimeve të Kinës jashtë vendit, të përdoret nisma "Një brez, një rrugë" dhe bashkëpunimi i kapacitetit të prodhimit ndërkombëtar. Po ashtu, të krijohen mënyra novative të investimeve jashtë vendit, mënyra të reja të mbikëqyrjes së investimeve, të rritet cilësia dhe efektiviteti i investimeve të huaja, të nxitet zhvillimi i tregtisë dhe zhvillimi i sektorit, të formohet gjendja e re e hapjes së gjithanshme, duke nxitur përparimin e Kinës nga një vendi i madh në një vend të fuqishëm investimesh.

Vendet dhe rajonet e "Një brez, një rrugë" janë bërë pika të nxehta dhe prioritet për investimet e Kinës jashtë vendit. Në periudhën 2013-2017, investimet kineze përgjatë "Një brez, një rrugë" ishin 82 miliardë dollarë. Vetëm në vitin 2017, investimet direkte të Kinës ndaj këtyre vendeve arritën në 20 miliardë dollarë, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu, industria e investimeve është bërë më e shumëllojshme.

Është e dukshme se në procesin e investimeve të huaja të Kinës, bashkëpunimi midis qeverisë dhe ndërmarrjeve po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Nga publikimi i parë i "Raportit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Investimeve të Kinës jashtë vendit" dhe të "Guidës për Investime të Huaja të Kinës në vende dhe rajone të ndryshme" në vitin 2009, çdo vit Ministria e Tregtisë ka përditësuar në kohë informacione dhe përmbajtje të duhura sipas analizës për karakteristikave të zhvillimit të investimeve të huaja, shanset dhe sfidat me të cilat përballen ato dhe prirjen e zhvillimit të ardhshëm, duke bërë një dokument të rëndësishëm të shërbimit publik për organet administrative për investime jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet kineze i kushtojnë rëndësi drejtimit të qeverisë, investimet e huaja direkte po nxisin zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë", duke nxitur gjithashtu transferimin e rregullt dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të kapacitetit të prodhimit, që janë në favor të hapjes së tregut të gjithanshëm ndërkombëtar dhe shfrytëzimit të burimeve ndërkombëtare në shumë kanale. Pikërisht, të gjitha këto po e bëjnë Kinën të përparojë nga një vend i madh në një vend të fuqishëm të investimeve. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore