Treni i shpejtë forcon më tej lidhjen mes Hong-Kongut me pjesën kontinentale të Kinës dhe botën

2019-01-31 17:40:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:高铁---[gāo tiě]---Treni i shpejtë

Sivjet, pjesa e Hong-Kongut të linjës së trenit të shpejtë nga Guangzhou në Shenzhen hyri për herë të parë në transportin e Festës së Pranverës. Kjo linjë e re e hekurudhës me shpejtësi të lartë po ofron shërbime më të favorshme, më cilësore dhe më të sigurta për udhëtarët që do të rikthehen në vendlindje dhe ata që bëjnë turizëm. Treni i shpejtë po ndryshon mënyrën e lëvizjes së kinezëve, njëkohësisht po forcon lidhjen dhe komunikacionin midis Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale të Kinës dhe madje botës.

Treni i shpejtë por ndryshon mënyrën e lëvizjes së banorëve. Blerja e mallrave dhe produkteve në rajonin e Hong-Kongut për të mirëpritur Vitin e ri kinez po bëhet një prirje pas inaugurimit të linjës së trenit të shpejtë nga Shenzhen në Guangzhou. Për shembull, të rejat moderne shkojnë në Hong-Kong për të blerë produkte kozmetike, ndërsa prindërit e rinj shkojnë në Hong-Kong për të blerë dhurata për fëmijët dhe prindërit e tyre me rastin e Festës së Pranverës.

Segmenti i Hong-Kongut i linjës së trenit të shpejtë nisi funksionin zyrtar më 23 shtator, ku linja e brendshme e Hong-Kongut prej 26 kilometrash u lidh me rrjetin e linjës së trenit të shpejtë të mbarë Kinës prej 2500 kilometrash. Hong-Kongu hyri zyrtarisht në epokën e hekurudhës së shpejtë. Gjatë Festës së Pranverës, shinat lidhin jo vetëm krahina të ndryshme, por edhe zemrat e njerëzve, mallin e banorëve për vendlindjen.

Mes udhëtarëve ka jo vetëm kinezë, por edhe të huaj që banojnë në Hong-Kong ose shkojnë në këtë rajon për turizëm. Ata mund të shkojnë njëkohësisht edhe me trenin e shpejtë të linjës Shenzhen në Guangzhou në pjesën kontinentale të Kinës dhe të shijojnë traditat dhe zakonet e ndryshme të Vitit të Ri kinez.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore