Ekonomia e veçantë e Festës së Pranverës

2019-02-02 20:03:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:运输---[yùn shū]---Transport

Si lëvizja në përmasat më të mëdha në historinë e njerëzimit, transporti me rastin e Festës së Pranverës në Kinë gjithmonë tërheq vëmendje të madhe. Transporti për Festën e Pranverës filloi nga vitet '70 të shekullit të kaluar. Me zbatimin e politikës së reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme, shumë njerëz shkuan jashtë për punë dhe studim. Në prag të Vitit të Ri Kinez, ata që punojnë ose mësojnë në qytete rikthehen në vendlindje për t'u ribashkuar me familjarët, dhe pas festimit të vitit të ri, rikthehen prapë në qytetet ku punojnë apo studiojnë, duke formuar një fluks të jashtëzakonshëm të lëvizjes së njerëzve. Nga viti 2012 deri sivjet, çdo vit shifra e udhëtimeve individuale gjatë kësaj periudhe arrin në 3 miliardë.

Pavarësisht nga mjeti apo mënyra e udhëtimit: me tren, avion apo automjet, të gjithë kanë të njëjtin destinacion, vendlindja. Nga një kërkesë e tillë lind një fenomen i veçantë ekonomik, ekonomia e Festës së Pranverës, duke përfshirë shpenzimet për biletat e udhëtimit, vaktet gjatë udhëtimit, dhuratat për Vitin e Ri dhe për takime të ndryshme. Por me shndërrimin e konceptit, një lloj tjetër shpenzimi është ai për turizmin. Në krahasim me darkën e bashkimit familjar në natën e ndërrimit të viteve dhe shikimin në televizor të koncertit të madh të vitit të ri, festimi i Vitit të Ri Kinez me anë të turizmit po bëhet një prirje e re dhe me rritje të shpeshtë.

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit nga Instituti i Studimit të Turizmit i Kinës mbi prirjen e turizmit jashtë vendit gjatë Festës së Pranverës të vitit 2019, parashikohet se afro 400 milionë kinezë do të bëjnë turizëm në këtë periudhë, 7 milionë prej tyre jashtë vendit. Pikat në të cilat do të shkojnë ata përfshijnë mbi 900 destinacione turistike në 96 vende dhe rajone. Kjo do të thotë se këto vende dhe rajone do të hyjnë në periudhën e Festës së Pranverës kineze. Duke parë përbërjen e turiztëve, familjarët zënë pjesën më të madhe, të cilët zënë mbi 55 % të vizakërkuesve. Brezi i lindur në vitet '80 - '90 të shekullit të kaluar përbën pjesën kryesore të atyre që bëjnë turizëm me familjen, nga të cilët brezi i lindur në vitet '80 zë 42 % dhe ai i viteve '90 përbën 27 %.

Njëkohësisht, të lindurit pas vitit 2000 po bëhen një grup i ri kryesor i turizmit. Sipas analizës për përbërjen e turistëve të lindur pas vitit 2000, më shumë se gjysma e tyre janë studentët .

Vëllimi i madh i transportit ka sjellë edhe disa probleme, i pari prej të cilëve është vështirësia e blerjes së biletave, sidomos e biletave të trenit. Megjithëse vitet e fundit në Kinë është shtuar shumë ndërtimi i linjave të reja hekurudhore, por në prag të Vitit të Ri Kinez, kërkesa e njerëzve për të lëvizur rritet shumë, prandaj ende është disi e vështirë për të gjetur biletë.

Megjithatë, Festa e Pranverës është ende një festë shumë e veçantë për të gjithë kinezët brenda dhe jashtë vendit dhe lulëzimi i ekonomisë lidhur me këtë festë patjetër do të vazhdojë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore