Qendra Kulturore Kineze e Parisit zhvillon aktivitete kremtuese me rastin e Vitit të Ri Kinez

2019-01-28 15:38:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:春节---[chūn jiē]---Festa e Pranverës

Të shtunën, në Qendrën Kulturore Kineze të Parisit ishin varur fenerë të bukur dhe atmosfera ishte shumë e ndezur. Mbi 400 francezë morën pjesë në veprimtaritë e sivjetshme me temë "Të festojmë një Vit të Ri të mbarë në Qendër", duke parë nga afër kulturën e kremtimit të kësaj feste tradicionale të Kinës dhe duke mirëpritur së bashku Vitin e Ri Kinez.

Për të përmbushur kërkesën e miqve francezë që dëshironin ta festonin Vitin e Ri Kinez në Qendrën Kulturore dhe për të shijuar më shumë kulturën kineze, aktivitetet e sivjetshme filluan më herët dhe u mbyllën më vonë në krahasim me vitet e mëparshme, nga ora 3 pasdite deri në orën 10 të natës. Në sallë u vunë fenerë të bukur të pjesës jugore të Kinës dhe një sërë fotografish të traditave të kremtimit të Festës së Pranverës, ndërsa në ekran u shfaqën video mbi kulturën e festës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive.

Drejtori i Qendrës Kulturore Kineze në Paris Yan Zhenquan shpjegoi se "Të festojmë një Vit të Ri të mbarë në Qendër" është një pjesë e serisë së veprimtarive "Festa e Pranverës e Gëzueshme", dhe dita e organizimit të saj ka qenë edhe dita me atmosferën më të zjarrtë e Qendrës Kulturore në tërë vitin. Çdo vit, para Festës së Pranverës, miqtë e Qendrës mblidhen së bashku dhe shijojnë kulturën tradicionale kineze. Në këtë mënyrë, ata mund ta ndiejnë më shumë kulturën e Kinës.

Po atë ditë në mbrëmje, studentët francezë të Qendrës dhanë edhe një shfaqje të bukur për shikuesit, duke përfshirë këngë, opera kineze, recitime dhe interpretim me instrumente muzikore popullore. Drejtori Yan Zhenquan u shpreh se sivjet shfaqja ishte më e pasur, me qëllim që studentët të kenë më shumë mundësi për të praktikuar ata që kanë mësuar për kulturën kineze.

Përveç kësaj, në aktivitetet e sivjetshme u shtuan edhe elementet e turizmit, duke përfshirë fotoekspozitën me pamje të provincës Guangdong, dokumentet me tekst dhe video lidhur me pasuritë kulturore të provincës Guangdong etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore