Pas dorëheqjes së Kim Yong-ut, Banka Botërore është e vështirë të zbatojë politikën "Amerika e para"

2019-01-15 16:41:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:银行---[yín háng]---Bankë

Në ditën e parë të punës së Bankës Botërore në vitin 2019, presidenti i kësaj banke Kim Yong njoftoi dorëheqjen. Ky ndryshim hedh një hije tjetër mbi multilateralizmin, që tashmë gjendet në vështirësi.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Kim tha se pas largimit të tij më 1 shkurt, ai do t'i bashkohet një institucioni që fokusohet në investimet infrastrukturore në vendet në zhvillim dhe po përgatitet të fillojë veprimtarinë kërkimore akademike. Ai vetë nuk shpjegoi arsyet e largimit nga Banka Botërore, por komentet përgjithësisht e lidhin dorëheqjen e tij me qeverinë e tanishme amerikane, presioni i së cilës e detyroi Kim-in të zgjidhte të largohej.

Foto arkivi, presidenti i Bankës Botërore Kim Yong

Ndryshe nga administrata e tanishme amerikane, e cila zbaton unilateralizmin, e vë theksin në prodhimin e qymyrgurit dhe ngre dyshime për problemin e ndryshimeve klimatike, Kim Yong mbështet globalizimin, mbron përdorimin e energjisë e pastër dhe u kushton vëmendje çështjeve mjedisore. Banka Botërore që ai drejton në thelb nuk ofron më financim për prodhimin e energjisë nga qymyrguri. Kim e filloi mandatin e tij të parë në krye të Bankës Botërore në vitin 2012 dhe u rizgjodh në vitin 2017. Të gjitha këto u arritën me emërimin dhe mbështetjen e administratës Obama.

Që kur mori detyrën, Kim ka mbështetur vendet në zhvillim, duke përfshirë Kinën. Ai miratoi planin e reformës së OBT-së të propozuar nga vendet në zhvillim, mbështeti tregtinë e lirë shumëpalëshe dhe këmbënguli në ofrimin e ndihmës për vendet në zhvillim. Që nga viti 2014, kreu i Bankës Botërore ka shprehur në mënyrë të përsëritur publikisht mbështetjen për krijimin e BAII-së, Bankës së Re për Zhvillim të BRICS-it dhe zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë". Kim ka vënë në dukje se nevoja për kredi për investime në infrastrukturën globale është afro 1.5 trilionë dollarë, ndërsa bankat globale të zhvillimit shumëpalësh dhe investitorët privatë mund të sigurojnë vetëm rreth 25 miliardë dollarë kredi, kështu që krijimi i BAII-së do të ndihmonte në përmirësimin e situatës së mungesës së kredive. Në një intervistë, Kim gjithashtu vlerësoi lart arritjet e Kinës për pakësimin e varfërisë.

Me nxitjen e Kim Jong-ut, Banka Botërore miratoi në vitin 2018 marrëveshjen e rritjes së kapitalit dhe ristrukturimin e kapitalit me përmasën më të madhe në histori. Kuota e Kinës në institucionin kryesor të Bankës Botërore, Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, u rrit nga 4.68 % në 6.01% dhe e drejta e saj e votës u rrit nga 4.45. % në 5.71%, duke ngushtuar më tej hendekun me Japoninë, që renditet e dyta.

Pas largimit të Kim Yong-ut, kush do të jetë presidenti i ardhshëm? Që nga themelimi i Bankës Botërore në fund të Luftës së Dytë Botërore, presidenti i saj ka qenë amerikan dhe është propozuar nga presidenti amerikan i radhës. Në të njëjtën kohë, ShBA-ja është aksionerja më e madhe e Bankës Botërore dhe gëzon të drejtën e vetos. Gjatë viteve, çështja e kandidatëve për president të Bankës Botërore ka qenë shumë e politizuar, derisa në vitin 2012, kur Kim Yong u emërua për herë të parë, ai u sfidua nga kandidatë nga Nigeria dhe Kolumbia. Kjo ishte hera e parë që nga themelimi i Bankës Botërore që kandidatët nga vendet e tjera konkurruan haptazi me kandidatët për president të Bankës Botërore të emëruar nga ShBA-ja. Natyrisht, njerëzit presin të shohin një demokratizim më të madh të Bankës Botërore.

Pritet që kandidati i emëruar nga ShBA-ja për presidentin e ri të Bankës Botërore do të shqyrtohet nga ekonomitë e tjera të mëdha. Nëse qeveria amerikane zbaton përsëri qartazi parullën "Amerika e para" për çështjen e kandidatëve, kjo do të kundërshtohet nga anëtarët e tjerë të Bankës Botërore në të ardhmen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore