Jepet çmimi më i lartë kombëtar tekniko-shkencor i Kinës për vitin 2018

2019-01-09 17:09:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:科技---[kē jì]---Teknologji

Të martën u zhvillua në Pekin ceremonia e dhënies së çmimeve kombëtare tekniko-shkencore të Kinës për vitin 2018. Çmimet përfshijnë fusha të ndryshme të shkencës e të teknologjisë. 278 projekte e 7 ekspertë të shkencës e të teknologjisë fituan çmime. Çmimi më i lartë kombëtar tekniko-shkencor iu dha akademikut Liu Yongtan nga Universiteti i Teknologjisë të Harbinit dhe akademikut Qian Qihu nga Universiteti i Inxhinierisë i Forcave Tokësore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Gjithashtu u dhanë edhe çmimi kombëtar i shkencave natyrore, çmimi kombëtar i shpikjeve teknologjike etj.

Gjatë 40 vjetëve pas fillimit të Reformës e Hapjes me botën e jashtme, zhvillimi tekniko-shkencor i Kinës është ngritur pandërprerë dhe në disa fusha të rëndësishme ka hyrë në radhët e përparuara botërore.

Pajisja e ngritjes së anijeve me energji ujore, e studiuar e prodhuar nga akademiku Ma Hongqi i kompanisë hidroenergjetike "Huaneng", fitoi çmimin e dytë të shpikjeve teknonogjike për vitin 2018. Kjo pajisje, që shënon një risi botërore, ndryshoi burimin e energjisë nga ajo elektrike në ujore, duke ngritur dukshëm sigurinë e efikasitetin ekonomik të saj.

Studiuesi i Akademisë së Shkencave Bujqësore të Kinës Huang Sanwen fitoi çmimin e dytë kombëtar të shkencave natyrore me rezultatet në fushën e studimit mbi gjenomin e kastravecit. "Kemi përgatitur me sukses kastravecë të shijshëm pa shije të hidhur. Plotësimi i nevojave të popullit për një jetë të bukur me rezultatet tekniko-shkencore është objektivi i shkencëtarëve," tha Huang Sanwen.

Shumë ndër projektet që kanë fituar çmim, po vihen në zbatim nën drejtimin e sipërmarrjeve. Kjo tregon se roli drejtues i sipërmarrjeve në risitë teknologjike është forcuar dukshëm. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore