Kinë, këmbëngulje te bujqësia dhe fshati si përparësi

2019-01-03 17:18:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:任务---[rèn wù]---Detyrë

Në mbledhjen qendrore për punët e fshatit të zhvilluar ditët e fundit në Kinë, fokusi u vu në detyrat që duhen realizuar sivjet dhe vitin e ardhshëm për punët e bujqësisë, të fshatit dhe të fshatarëve. Në mbledhje u theksua se Kina do të këmbëngulë në dhënien përparësi bujqësisë e fshatit gjatë zhvillimit kombëtar, dhe se do të paraqiten kërkesa të reja për reformën dhe zhvillimin në fshat.

2019-a është vit kyç për realizimin e objektivit të Kinës për ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë. Detyra kryesore për realizimin e këtij objektivi është fitorja në luftën kundër varfërisë. Lidhur me këtë, ministri kinez i Bujqësisë Han Changfu paraqiti punët kryesore për uljen e varfërisë në vitin 2019.

"Për zbatimin e programit 3-vjeçar të zhdukjes së varfërisë, duhet të vihet theksi në industritë që përshtaten me zonat shumë të varfra, kryesisht në rajonet e provincat perëndimore, si Tibeti, Xinjiang-u, Sichuan-i, Qinghai e Gansu, duke forcuar kompanitë vendëse dhe duke u shërbyer me platformat e shitjes dhe me talentet teknologjike."

Kina synon që në të ardhmen njerëzit që jetojnë tani në varfëri të mos kenë më problem për ushqim e veshmbathje dhe të kenë të garantuar arsimin e detyrueshëm, mjekimin bazë dhe strehimin. Në këtë drejtim, në mbledhjen qendrore për punët e fshatit u theksua se duhet të shpejtohen hapat për përmirësimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike në fshat. Profesori Chen Qianheng nga Universiteti i Agronomisë i Kinës mendon se shërbimet shëndetësore janë theksi për përparimin e punës në fshat:

"Tani janë zgjidhur në përgjithësi problemet e ushqimit dhe veshmbathjes, por është ende i dukshëm problemi i rikthimit në varfëri si pasojë e sëmundjeve të rënda, pra problemi ndodhet kryesisht në shërbimin shëndetësor. Nga njëra anë, duhet të kërkojmë metodat për ngritjen e përqindjes së rimbursimit për shpenzimet mjekësore për sëmundjet e rënda dhe, nga ana tjetër, qeveria duhet të marrë parasysh blerjen e sigurimeve shoqërore komerciale për të sëmurët e varfër."

Nxitja e raundit të ri të reformës në fshat ishte gjithashtu një nga përmbajtjet kryesore të kësaj mbledhjeje qendrore. Në të u theksua se do të thellohet më tej reforma e sistemit të tokave në fshat, do të krijohen mënyra të reja të menaxhimit të bujqësisë dhe do të përmirësohet sistemi i mbështetjes e mbrojtjes së bujqësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore