Marina Kineze, 10 vjet misione shoqërimi në Gjirin e Adenit

2018-12-27 16:57:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:护航---[hù háng]---Shoqërim

Rruga detare mes daljes lindore dhe asaj perëndimore të Gjirit të Adenit është 590 milje detare dhe përgjatë dhjetë vjetëve, 31 grupe anijesh të Marinës Kineze kanë zhvilluar aty misione shoqërimi vajtje-ardhje për mbi 6600 anije kineze dhe të huaja, duke shpëtuar dhe ndihmuar mbi 70 anije në nevojë. Gjatë 10 vjetëve të kryerjes së misioneve të shoqërimit, Marina Kineze është vlerësuar si "çadër e besueshme e mbrojtjes" nga anijet e vendeve të ndryshme që lundrojnë në Gjirin e Adenit. Kina ka marrë më shumë detyrime dhe përgjegjësi ndërkombëtare dhe ka dhënë ndihmesë për garantimin e sigurisë së këtij kanali të rëndësishëm të tregtisë ndërkombëtare, dhe për paqen e stabilitetin e botës, duke u vlerësuar lart nga bashkësia ndërkombëtare.

Gjiri i Adenit është një pikë kyçe mes Oqeanit Indian e Detit të Kuq dhe me dhjetëra mijë anije tregtare kalojnë nga ky gji. Por për shkak të numrit të madh të piratëve, kjo është dhe një ndër zonat detare më të rrezikshme. Sipas rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë 10 vjetëve, Marina Kineze ka dërguar gjithsej 31 flota shoqërimi, 100 anije ushtarake, 67 helikopterë dhe mbi 26 mijë ushtarë për të zbatuar misionin e shoqërimit, dhe 590 miljet detare ku Marina Kineze kryen misionin e shoqërimit janë bërë një korridor i sigurt në Gjirin e Adenit.

Në prill të vitit 2017, Gjiri i Adenit u bë fokus përsëri. Anija e mallrave OS35 e shtetit të vogël ishullor të Tuvalut u grabit nga piratët. Pasi mori lajmin, anija "Yunlin" e flotës së 25-të shoqëruese të Marinës Kineze zhvilloi me të gjitha forcat misionin e shpëtimit dhe 19 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes së grabitur u shpëtuan, duke i shprehur falënderim të sinqertë Marinës Kineze.

Flotat e shoqërimit të Marinës Kineze jo vetëm mbrojnë anijet tregtare, por edhe kanë kryer detyra të shumëllojshme. Në dhjetor 2014, në kryeqytetin e Maldiveve Male ndodhi kriza e ujit të pijshëm. Anija kineze "Ishulli Changxing" ndryshoi kursin e lundrimit, për të çuar mbi 600 tonë ujë të pijshëm në Male.

Gjatë 10 vjetëve, anijet e Marinës Kineze ka bërë shoqërimin e lundrimit për 3 400 anije të huaja, duke zënë afro 51.5% të numrit të përgjithshëm të anijeve kineze të shoqërimit, ndërsa ndër anijet e shpëtuara, anijet e huaja zënë 50 %. Flotat e shoqërimit detar të Kinës kanë krijuar edhe mekanizimin e ndarjes së informacionit dhe takimit të komandave me flota të ShBA-në, BE-së dhe NATO-s. Ato kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta të shoqërimit, goditjes së piratëve dhe ndihmës humanitare me Rusinë dhe mbi 20 vende të tjera, si edhe kanë zhvilluar shkëmbime mes zyrtarëve ushtarakë me anijet holandeze.

Specialisti ushtarak kinez Zhang Junshe është i mendimit se garantimi nga Marina Kineze i sigurisë së një korridori të rëndësishëm të tregtisë ndërkombëtare ka dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë e botës. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore