Kinë-Gjermani, thellimi i partneritetit të gjithanshëm strategjik

2018-12-11 17:17:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会谈---[huì tán]---Takim

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier zhvilluan të hënën bisedime në Pekin. Dy palët ranë dakord për thellimin e besimit reciprok, bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe thellimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Gjermani, në dobi të dy vendeve e dy popujve si dhe të paqes e lulëzimit të botës.

Kjo është vizita e parë shtetërore e Steinmeier-it në Kinë si president gjerman. Presidenti Xi Jinping zhvilloi ceremoninë e pritjes në Pallatin e Madh të Popullit.

Gjatë bisedimeve, presidenti Xi theksoi se gjendja e tanishme ndërkombëtare po përballet me ndryshime të ndërlikuara e të thella, duke shtuar se Kina dhe Gjermania ndajnë pikëpamje të njëjta ose të ngjashme në shumë çështje. Të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh dhe t'i injektojnë botës më shumë stabilitet.

"Kjo është hera e parë që e vizitoni Kinën si president. Në emër të palës kineze ju shpreh mirëseardhje të ngrohtë. 10 vjet më parë, kur ishit në postin e zv.kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, keni shkuar në zonat e prekura nga tërmeti në Sichuan, duke dhënë ngushëllimet tuaja në emër të qeverisë dhe popullit gjerman. Kjo tregon miqësinë tuaj dhe të popullit gjerman për popullin kinez. Përmendët se pavarësisht gjendjes, e mirë apo e keqe, ju do të mbeteni një mik i vjetër i popullit kinez. E vlerësoj këtë. Jam i gatshëm, që së bashku me ju, të nxisim thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Kinës dhe Gjermanisë, për të krijuar më shumë arritje të pasura që favorizojnë dy vendet e dy popujt, paqen, lulëzimin dhe stabilitetin e botës," u shpreh presidenti i Kinës Xi Jinping.

Nga ana e tij presidenti gjerman Steinmeier vlerësoi arritjet e Kinës gjatë 40 viteve të Reformës e Hapjes.

"Kjo është vizita ime më e gjatë si president dhe e para në Kinë si president gjerman. I vlerësojmë shumë arritjet e Kinës gjatë 40 viteve të reformës dhe hapjes, sidomos në fushat ekonomike dhe shoqërore. Gjatë vizitës në Universitetin Sichuan, përmenda se suksesi i Kinës ka nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria dhe ka zgjidhur problemin e ushqimit dhe veshmbathjes. Këto janë arritje të papara dhe jam shumë i lumtur të shoh se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Gjermanisë dhe Kinës janë zhvilluar mbarë gjatë 40 viteve të fundit, sidomos në këto 10 vitet e fundit. Këtë herë në Guangzhou dhe Chengdu kam parë zhvillime të mira. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Gjermanisë ka edhe shumë shembuj suksesi, përfshi arsimin profesional".

Steinmeier nënvizoi se vendi i tij është i kënaqur me marrëdhëniet me Kinën dhe është i gatshëm të shtojë dialogun me palën kineze, për shtimin e njohjes, zgjerimin e unanimitetit, pakësimin e dallimeve, thellimin e bashkëpunimit, të ngushtojë lidhjet në çështje ndërkombëtare dhe të ruajnë së bashku tregtinë e lirë. Gjermania, shtoi ai, kundërshton proteksionizmin e çdo forme dhe do të vijojë të punojë për bashkëpunimin mes Europës dhe Kinës, për të nxitur ndërlidhjet mes Kinës dhe rajonit Euraziatik.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore