Kinë, shpallen fituesit Çmimeve të 5-ta të Mëdha për Industrinë

2018-12-10 17:45:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:工业---[gōng yè]---Industri

Të dielën u publikuan në Pekin Çmimet e 5-ta të Mëdha për Industrinë. 12 kompani e 11 projekte, si projekti i energjisë bërthamore "Hualong 1" dhe treni i shpejtësisë së madhe "Fuxing", ishin fitues të këtyre çmimeve.

Çmimet e Mëdha për Industrinë janë çmimet më të larta për sektorin industrial në Kinë. Synimi i tyre është që të vlerësohen ndërmarrjet dhe projektet që kanë nxitur zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe të nxitet formimi i më shumë ndërmarrjeve që kanë aftësi thelbësore konkurruese. Kryetari i Federatës së Industrisë dhe Ekonomisë të Kinës (CFIE) Li Yizhong-u u shpreh që shumë ndërmarrje tani po përqendrohen tek inovacioni i pavaruar, për të kaluar te "Krijuar në Kinë":

"P. sh., Kompania e Energjisë Bërthamore e Kinës e ka projektuar në mënyrë të pavarur 'Hualong 1' me teknologjinë bërthamore të brezit të tretë të Kinës, duke e vëndosur Kinën në pararojë të energjisë bërthamore në botë. Treni i shpejtësisë së madhe 'Fuxing' është pajisur krejtësisht me teknologji kineze, duke vendosur standardin kinez dhe duke e çuar sektorin e pajisjeve të transportit hekurudhor në nivelin e mesëm e të lartë. Ky është një hap kyç për sektorin hekurudhor të Kinës. Kompania farmaceutike 'Kanghong' ka krijuar në mënyrë të pavarur një ilaç të ri për sytë, 'Conbercept', që është ilaçi i parë kinez me patentë biologjike të kategorisë I që autorizohet si emër i përgjithshëm ndërkombëtar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë".

Li Yizhong-u u shpreh gjithashtu që, vitet e fundit, teknologjitë e disa ndërmarrjeve kanë arritur nivelin e përparuar ndërkombëtar, duke realizuar zhvillim shumë të madh. Me zhvillimin e shpejtë të sektorëve të rinj dhe ndryshimin e sektorëve tradicionalë, është përmirësuar në mënyrë të dukshme struktura industriale në Kinë.

Ai theksoi që, për zhvillim ekonomik me cilësi të lartë, duhet të gjallërohet ekonomia reale. Për këtë, ndërmarrjet industriale kanë përgjegjësi të madhe.

"Për gjallërimin e ekonomisë reale, industria është sektori kryesor, prandaj për zhvillimin e ekonomisë reale duhet të zhvillohet mirë sektori i prodhimit. Tani, me unilaterilizmin dhe proteksionizmin në tregun ndërkombëtar, ekonomia e brendshme përballet me zhvillimin jo të balancuar dhe jo të plotë. Disa ndërmarrje përballojnë vështirësi në biznesin e tyre dhe ekonomia po ndeshet me një presion të madh rënieje. Kompanitë tona duhet të ruajnë frymën e mbështetjes te vetja, të thellojnë më tej reformën e brendshme, të zgjerojnë hapjen me jashtë, të zbatojnë mirë reformën në fushën e ofertës, të ngrenë cilësinë e efektivitetin dhe të përpiqen të shtojnë aftësinë e konkurrimit në treg, për të nxitur zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë," thotë Li Yizhong-u.

Çmimet e Mëdha për Industrinë janë çmimet më të larta në sektorin industrial të miratuara nga Këshilli i Shtetit i Kinës dhe organizohen nga Federata e Industrisë dhe Ekonomisë e Kinës në bashkëpunim me shoqatat e industrive të ndryshme, si të makinerive, qymyrgurit, hekurit dhe çelikut, petrokimike, industrisë së lehtë, tekstile, të lëndëve të ndërtimit dhe të metalurgjisë me ngjyrë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore