Kinë-Argjentinë, forcohet partneriteti i gjithanshëm strategjik

2018-12-03 17:42:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:中国---[zhōng guó]---Kinë

Më 2 dhjetor sipas kohës vendore, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Buenos Aires me homologun e tij argjentinas Mauricio Macri. Krerët e dy vendeve ranë dakord që të përpilojnë hartën e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me një horizon më të gjerë, duke çuar partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Argjentinë në një epokë të re.

Më 2 dhjetor, presidenti argjentinas Macri organizoi një ceremoni solemne në rezidencën e tij në nder të homologut kinez Xi Jinping, gjatë vizitës shtetërore atje. Në takim, liderët e dy vendeve arritën një sërë mendimesh unanime dhe morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të disa dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh. Përveç këtyre, dy vendet publikuan edhe një deklaratë të përbashkët.

Pas takimit, Xi Jinping tha për shtyp se dy palët ranë dakord të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën duke ndjekur rrugën e vet të zhvillimit, në bazë të respektimit të interesave thelbësore reciproke. Kina dhe Argjentina, do të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunim brenda kornizës 'Një brez, një rrugë' në bazë të planifikimit pesëvjeçar të qeverive kino-argjentinase, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ekuilibruar tregtar".

Në takim, Xi Jinping u shpreh se Kina është e gatshme të zgjerojë importimin e produkteve dhe të shërbimeve argjentinase në interes të tregtisë dypalëshe. Sipas tij, Kina mbështet strategjinë e Argjentinës për diversifikimin e energjisë dhe do të zbatojë si duhet projektet e mëdha të bashkëpunimit në fushën përkatëse. Kina është e gatshme të marrë pjesë aktive në ndërtimin infrastrukturor, shtimin e mirëqenies së popullit argjentinas, të nxisë ndërlidhshmërinë midis Argjentinës dhe vendeve të tjera rajonale.

Presidenti Xi nënvizoi se dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin financiar dhe ndërkëmbimin valutor, të përkrahin përsosjen dhe reformat e sistemit monetar ndërkombëtar, për të ngritur zërin dhe përfaqësimin e ekonomive të reja dhe të vendeve në zhvillim në institucionet ekonomiko-financiare ndërkombëtare. Ai shtoi se Kina dhe Argjentina duhet të forcojnë edhe kontaktet në fushat kulturore, arsimore, turistike, sportive etj., për të thelluar njohjen dhe miqësinë midis dy popujve. Kina është e gatshme të forcojë koordinimin me Argjentinën në mekanizmin shumëpalësh, të thellojë bashkëpunimin Jug-Jug, në mënyrë që rezultatet e globalizimit t'u shërbejnë më mirë e më shumë popujve në zhvillim drejt realizimit të një bashkësisë fatesh të përbashkëta të njeriut.

Lidhur me samitin e G20-s që përfundoi një ditë më parë, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se samiti i kësaj here që u organizua në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare tërhoqi vëmendje të lartë publike. Organizimi i suksesshëm i samitit është fitore e multilateralizmit, që është në favor të mbrojtjes së sistemit tregtar shumëpalësh, të krijimit të ekonomisë të hapur botërore dhe të shtimit të besimit e gjallërisë në tregun global.

Në takim, presidenti argjentinas Macri falenderoi së pari Kinën për mbështetjen që i ka dhënë vendit të tij në një kohë të gjatë. Në prag të 40-vjetorit të Reformës dhe Hapjes, Argjentina uroi Kinën për arritjet e saj të rëndësishme dhe të mëdha në fushat si zhvillimi ekonomiko-shoqëror, zbutja e varfërisë etj. Ai theksoi se pala argjentinase mbështet me vendosmëri thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik me palën kineze, duke forcuar bashkëpunimin brenda kornizës "Një brez, një rrugë". Argjentina është e gatshme të zgjerojë më tej tregun dhe shpreson se nënshkrimi i planifikimit të bashkëveprimit në pesë vjetët e ardhshëm mund të shërbejë si një shans për të shtuar bashkëpunimin dypalësh në fushat bujqësore, financiare, turistike, sportive, njerëzore si të aviacionit, të infrastrukturës etj. Argjentina mirëpret ndërmarrjet kineze të rrisin investimet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore