Menaxherja e lartë: Ka pasur shtim shumë të shpejtë të investimeve kineze në Spanjë

2018-11-29 17:13:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 增长---[zēng zhǎng]---Shtim

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet për një vizitë shtetërore në Spanjë. Vitet e fundit shkëmbimet ekonomiko-tregtare mes Kinës e Spanjës janë zhvilluar shumë shpejt dhe investimet e drejtpërdrejta dypalëshe kanë njohur një shtim të madh. KPMG-ja është një ndër katër firmat kryesore globale të kontabilitetit. Menaxherja e departamentit të çështjeve kineze të degës së KPMG-së në Spanjë, Li Ya, ka dëshmuar shtimin e shpejtë të investimeve kineze në Spanjë.

Pesë vjetët e fundit janë periudha e zhvillimit më të shpejtë të bashkëpunimit ekonomik e tregtar kino-spanjoll. Vjet, vlera e përgjithshme e tregtisë dypalëshe arriti në 30.94 miliardë dollarë amerikanë, me një shtim 12.7 % në krahasim me atë të së njëjtës periudhë të vitit 2016. Kina është bërë partnerja kryesore tregtare e Spanjës jashtë BE-së. Në të njëjtën kohë, investimet e drejtpërdrejta dypalëshe, veçanërisht investimet e drejtpërdrejta kineze në Spanjë, janë shtuar me një shpejtësi shumë të madhe.

Meqë KPMG-ja analizon rregullisht të dhënat e organeve statistikore të qeverisë spanjolle dhe të agjencive profesionale statistikore, Li Ya, si menaxhere e lartë e kësaj kompanie, ka marrë pjesë thuajse në të gjitha projektet e investimeve të kompanive kineze në Spanjë. Ajo ka parë në mënyrë të qartë shtimin e investimeve kineze në Spanjë:

"Nga viti 2010 deri në 2014-n, vlera e përgjithshme e investimeve kineze në Spanjë ishte më pak se 1 miliard euro. Por pas vitit 2014, vlera vjetore e investimeve i kaloi 1.5 miliardë eurot, duke arritur edhe në 1.8 miliardë euro në ndonjë vit."

Të dhënat statistikore nga dy qeveritë kanë konfirmuar shtimin e shpejtë të investimeve kineze në Spanjë. Të dhënat spanjolle tregojnë se në vitin 2016 vlera e investimeve të drejtpërdrejta kineze në Spanjë arriti në 1.7 miliardë euro, katër herë më shumë se në vitin 2015.

Në të njëjtën kohë, fushat e investimeve të kompanive kineze janë zgjeruar në mënyrë të pandërprerë. Sipas Li Ya-së, këto kompani i shikojnë në një mënyrë shumë pozitive projektet e investimeve të tyre në Spanjë. Ajo dha disa arsye për këtë qëndrim pozitiv të investitorëve kinezë:

"Së pari, fama e Spanjës në Kinë është rritur shumë. Në të kaluarën, kinezët njihnin kryesisht verën dhe vajin e ullirit spanjoll, kurse tani kanë parë se Spanja është një vend me industri relativisht të zhvilluar. Vitet e fundit, ekonomia spanjolle është zhvilluar shumë mirë. Niveli i rritjes së GDP-së së saj i kalon 2.5 % dhe arrin në 3 %, që është një nivel më i lartë se mesatarja e BE-së. Qeveria spanjolle ka mbajtur një qëndrim të hapur dhe i ka mirëpritur investimet e huaja."

Ambasadori i Kinës në Spanjë Lv Fan u shpreh në një intervistë se Spanja po krijon kushte më të mira për investimet nga kompanitë kineze. Tregtia dhe investimet do të orientojnë zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes të dy vendeve.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore