Vizita e zv.kryeministrit kinez Liu He në Gjermani për Samitin e Hamburg-ut

2018-11-28 14:38:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 沟通---[gōu tōng]---Komunikim

Nga datat 25 deri më 28 nëntor, zv.kryeministri kinez Liu He vizitoi Gjermaninë dhe u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e mbylljes së Samitit të 8-të të Hamburg-ut të Forumit Kinë-Gjermani.

Liu He përcolli mesazhin e presidentit kinez Xi Jinping, ku vihet në dukje se Kina dhe Gjermania janë partnerë të gjithanshëm strategjikë dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka shfaqur prirjen e mirë të zhvillimit. Kina i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-gjermane dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me palën gjermane, duke bërë përpjekje për nxitjen e menaxhimit të ekonomisë globale, ruajtjen e multilateralizmit e të tregtisë së lirë dhe ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur.

Liu He u shpreh se pala kineze është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Gjermaninë për ta vënë në zbatim mendimet e rëndësishme unanime të liderëve të dy vendeve, për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në fushat financiare, tregtare, të investimeve etj.

"Kemi rënë dakord që dy vendet të shpejtojnë bashkëpunimin e gjithanshëm praktik, veçanërisht në fushat financiare, të prodhimit, të ekonomisë digjitale, të infrastrukturës, të investimeve në dy drejtimet, të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të nismës 'Një brez, një rrugë' etj. Shpresoj se Kina e Gjermania dhe Kina e Europa do të shërbejnë si shembuj të mirë të bashkëpunimit gjithëpërfshirës, të respektit reciprok dhe të shkëmbimit të përvojave me përfitimet e përbashkëta."

Angela Merkel shprehu falenderimet e saj për mesazhin e presidentit kinez Xi Jinping dhe theksoi se Gjermania i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve gjermano-kineze. Ajo theksoi se vendi i saj ka interes të madh për pjesëmarrjen në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe mirëpret investitorët kinezë në Gjermani. Nën një gjendje të tanishme të paqartë, pala gjermane është e gatshme të shtojë komunikimin me Kinën për gjendjen ekonomiko-tregtare globale.

Në fjalimin në Samitin e Hamburg-ut, zv.kryeministri Liu He prezantoi gjendjen e tanishme ekonomike të Kinës dhe theksoi vënien në zbatim të një sërë masave të rëndësishme të Kinës për zgjerimin e hapjes.

Liu He theksoi se Kina dhe Europa janë mbrojtëse të vendosura të rregullave të tregtisë së lirë dhe sistemit shumëpalësh. Të dyja palët ndajnë interesa të përbashkëta të mëdha, duhet të kenë mirëkuptim reciprok, të thellojnë bashkëpunimin dhe duhet të përballojnë sfidat e përbashkëta.

"Njerëzimi përballet me shumë sfida si ndryshimi i klimës, plakja e popullsisë, sëmundjet serioze, fatkeqësitë natyrore, pasiguria kibernetike, terrorizimi etj, të cilat s'mund të zgjidhen me përpjekjet e një vendi të vetëm. Duhet të bashkëpunojmë për të trajtuar si duhet sfidat e ndryshme. Sipas propozimeve të presidentit Xi Jinping, duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit, duke realizuar paqen e qëndrueshme dhe lulëzimin e përgjithshëm në botë."

Gjatë vizitës, Liu He zhvilloi gjithashtu bisedime edhe me zv-kryeministrin gjerman Olaf Scholz dhe ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë Peter Altmaier si dhe me këshilltarin ekonomik të kancelares Lars-Hendrick Röller.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore