Kryeministrit kazak në Pekin, takohet me udhëheqësit kinezë

2018-11-23 17:30:57 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会晤---[huì wù]---Takim

Më 22 nëntor, kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe homolgu i tij kazak Bakhytzhan Sagintayev u takuan në Pekin për takimin e 4-t të rregullt për nxitjen e përbashkët të ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë".

Gjatë vizitës së tij në Kinë kryeministri kazak u takua edhe me presidentin Xi Jinping.

Sagintayev u shpreh se presidenti Xi e konsideron Kinën si një det, dhe pala kazake shpreson që bashkëpunimi dypalësh të jetë një anije e madhe që lundron larg në këtë det të vrullshëm të ekonomisë kineze.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, gjatë vizitave të tij në Kazakistan e Indonezi, në shtator e tetor të 2013-s, propozoi përkatësisht ndërtimin e "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të".

Sfera e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit zgjerohet nga kontinenti i Azi-Paqësor deri Afrikë, Amerikë Latine dhe zonat e Karaibeve dhe të Paqesorit Jugor.

Gjatë takimit me Sagintayev-in, Xi Jinping u shpreh se si një fqinj i mirë dhe partner i gjithanshëm strategjik, pala kineze i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kazakistanin, vlerëson gjithashtu konceptin e Kazakistanit populli në qendër dhe përkrah me vendosmëri rrugën e zhvillimit kombëtar sipas karakteristikave të vet vendit.

Duke folur për bashkëpunim dypalësh brenda kornizës "Një brez, një rrugë", Xi Jinping vuri në dukje se sivjet është 5-vjetori i propozimit të kësaj nisme.

Gjatë këtyre 5 vjetëve, nisma "Një brez, një rrugë" u ka sjellë popujve pjesëmarrës përfitime, duke injektuar vitalitet për zhvillimin ekonomik botëror. Ne përshëndesim Kazakistanin për përkrahjen me vendosmëri dhe për pjesëmarrjen aktive në bashkëpunimin "Një brez, një rrugë". Ai shtoi se Kina dhe Kazakistani kanë hedhur një bazë të fortë në ndërtimin e përbashkët për këtë nismë dhe kanë perspektivë të gjerë. Presidenti Xi shtoi se në të ardhmen, dy palët duhet të forcojnë koordinimin e politikave, të integrojnë Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit me politikën e ekonomisë së re "Rruga e Ndritshme", dhe të planifikojnë mirë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, kryeministri Sagintayev u shpreh se pala kazake vlerëson lart nismën e propozuar 5 vjetë më parë në Kazakistan nga presidenti Xi Jinping. Kjo nismë madhështore, shtoi ai, ka rëndësi të madhe për forcimin e lidhjes dhe qarkullimin rajonal, për përballimin e sfidës globale, respektimin e paqes dhe stabilitetin të botës dhe forcimin e rritjes dhe lulëzimit të përbashkët.

Po atë ditë, gjatë takimit të rregullt mes dy kryeminsitrave, Kina dhe Kazakistani nënshkruan disa dokumente bashkëpunimit që përfshijnë fushat si kapaciteti i prodhimit dhe investimet, ekonomia digjitale etj. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore