APEC nis procesin e ri të zhvillimit të përbashkët

2018-11-22 16:52:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Nga 15 deri më 21 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në mbledhjen jozyrtare të 26-të të liderëve të APEC-ut, si dhe zhvilloi vizita shtetërore në Guinenë e Re Papua, Brunei dhe Filipine. Në Guinenë e Re Papua, presidenti Xi u takua me udhëheqësit e vendeve ishullore të Paqësorit.

Në përfundim të vizitës, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha për mediet se rezultatet e vizitës së kësaj here mund të shihen në katër aspekte, së pari, këmbëngulja tek hapja dhe gjithëpërfshirja për drejtin e bashkëpunimin e botës dhe të Azi-Paqësorit. Së dyti, ruajtja e traditës së fqinjësisë së mirë, rritja e marrëdhënieve Kinë-Brunei dhe Kinë-Filipine. Së treti, praktikimi i parimit të sinqeritetit dhe afërsisë, Kina të lidhet ngushtë me vendet ishullore. Së katërti, shfaqja e vendosmërisë së reformës dhe hapjes, për gëzimin e përbashkët të shanseve të zhvillimit të Kinës.

Analistët janë të mendimit se nën një gjendje të gjallërimit të proteksionizmit, të unilateralizimit, dhe të fuqizimit të pushtetit, Kina këmbëngul gjithmonë tek përfitimi shumëpalësh, dypalësh dhe i përbashkët. Gjithashtu, Kina ngul këmbë në diskutim, ndërtim dhe gëzim të përbashkët, gjë që tregon figurën e Kinës së një vend i madh konstruktiv, i përgjegjshëm dhe që i kushton rëndësi drejtësisë.

Më 15 nëntor, presidenti Xi Jinping dhe udhëheqësit e vendeve ishullore ranë dakord njëzëri të ngrenë marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në ato të partnerietit të gjithanshëm strategjik, duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke synuar zhvillim të përbashkët. Lidhur me këtë Wang Yi tha se pala kineze mirëpret ç'do gjë që është në favor të vendeve ishullore të Paqësorit jugor.

Gjatë samitit të 26-të të APEC-ut, ndonjë vend anëtar orvatet të detyrojë palët e ndryshme drejt njëanshmërisë, gjë që dëmton vlerat thelbësore të OBT-së dhe të parimeve bazë. Lidhur me këtë, Wang Yi tha:

"Gjatë samitit të kësaj here nuk u shpall deklarata e udhëheqësve, gjë që u vu re nga të gjithë. Është normale që vendi kryetar i radhës të shpallë një deklaratë si përmbledhje të mendimeve unanime të të gjithëve, sepse për disa çështje të rëndësishme, siç është OBT-ja si të bëhet reforma? Ekzistojnë ende dallime dhe plaët sapo kanë nisur diskutimet dhe nuk pritet arritje e një unanimiteti. Në mungesë konsensusi mes palëve ne duhet të ndërmarrim një qëndrim më të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe jo t'u imponojmë mendimet tona një pale tjetër apo se kush duhet t'i parashtrojë kërkesat në deklaratë, kjo nuk do të funksionojë dhe nuk do të njihet nga të gjithë. Për shkak se APEC-u ka ndjekur gjithnjë parimin e konsensusit nga fillimi deri tani, nëse ky parim dëmtohet, atëherë procesi i zhvillimit të APEC-ut do të ndërpritet ".

Mrekulli
Lajmet Kryesore