Kina dhe Franca nisin "Vitin e Mjedisit"

2018-11-20 17:37:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

Më 19 nëntor nisi zyrtarisht "Viti i Mjedisit Kinë-Francë". Përgjegjësit e organeve të qeverive dypalëshe shprehën gatishmërinë e forcimit të të përbashkët të bashkëpunimit në fushën ekologjike, të synojnë së bashku ndërtimin ekologjik global dhe gëzimin e përbashkët të përvojave të zhvillimit të gjelbër, duke hartuar projektin e mbrojtjes së mjedisit botëror dhe të zhvillimit të vazhdueshëm.

Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina e konsideron ndërtimin e qytetërimit ekologjik si përmbajtje të rëndësishme të qeverisjes së vendit, e konsideron zhvillimin e gjelbër si pjesë përbërëse e konceptit të ri të zhvillimit dhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit pati ndryshim historik në praktikë dhe njohje.

Lidhur me këtë ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Ekologjik të Kinës Li Ganjie tha se ky vit pati zhvillime të rëndësishme në procesin e çështjes së mbrojtjes së mjedisit ekologjik të Kinës. Ministria e tij e formuar këtë vit ka integruar ushtrimin e kompentencave të mbrojtjes me ato të mbikëqyrjes dhe të dënimit dhe cilësia e mjedisit pati përmirësim të vazhdueshëm.

Li Ganjie theksoi se pasi Kina e kreu mirë punën e vet, nxiti aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar të mjedisit ekologjik, duke përfshirë pjesëmarrjen e frytshme dhe të efektshme të saj në sistemin e rregullimit të mjedisit global, përballimin e ndryshimit të klimës, parandalimin e ndotjes së ajrit, ndërtimin e qyteteve ekologjike etj, si dhe ka forcuar realizimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, marrëveshje kjo me rëndësi historike dhe simbolike.

Ministri i Ekologjisë i Francës François de Rugy përshëndeti rolin kyç të palës kineze në nxitjen e procesit të nënshkrimit të Traktatit të ri të Parisit. Ai tha se në vitin 2020 Kina do të organizojë Konferencën e 15-të të palëve nënshkruese të "Traktatit të Biodiversitetit" dhe pala franceze është e gatshme të ofrojë përkrahje gjatë procesit të përgatitjes së konferencës si dhe do të marrë pjesë aktivisht në të.

Li Ganjie shtoi se bashkëpunimi midis Kinës dhe Francës do ta kalojë sferën dypalëshe dhe do t'i ofrojë botës projektin e zgjidhjes së zhvillimit të vazhdueshëm. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore