Kompanitë gjermane, pritshmëri të lartë për ekspozitën e importit të Kinës

2018-11-02 18:46:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 进口---[jìn kǒu]---Import

Në Ekspozitën e 1-rë Ndërkombëtare të Importit të Kinës që do të mbahet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai, rreth 200 kompani nga Gjermania, një ndër vendet e ftuara të nderit, do të demonstrojnë produktet e tyre në fushat e inteligjencës artificiale, të automjeteve, të makinerive, të mjekësisë, të industrisë kimike, në pavijonet me sipërfaqe më shumë se 30 mijë metra katrore. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Agjencisë së Tregtisë dhe të Investimeve të Gjermanisë Andreas Bilfinger u shpreh se Ekspozita e Importit ka krijuar një platformë të mirë të zhvillimit të dialogut midis kompanive gjermane dhe kineze.

Sipas tij, Kina ka ruajtur vjet pozicionin e saj si partnerja më e rëndësishme tregtare e Gjermanisë, me një vëllim tregtar prej 186.6 miliardë eurosh, ndërsa edhe Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Kinës në Europë.

"Në ekspozitë, të dyja palët mund ta shfrytëzojnë këtë rast që të shkëmbejnë mendime mbi zbatimin e projekteve të tanishme, duke kërkuar edhe mundësi më të mëdha për zgjerimin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Nuk kemi asnjë dyshim për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve me anë të rolit nxitës të kësaj ekspozite importi", tha Bilfingeri.

Shumë kompani të njohura gjermane kanë shfaqur një interes të madh për ekspozitën e importit të Kinës. Kompanitë me famë botërore, si "Volkswagen", "BMW", "Daimler", "BASF", "Siemens", "METRO", "Bosch", "Bayer" etj., do të marrin pjesë në ekspozitë. Duke folur për produktet më konkurruese të kompanive gjermane, Bilfinger-i tha:

"Jam i mendimit se veçoria më e madhe e pjesëmarrjes gjermane në ekspozitë nuk është ndonjë produkt i veçantë, por aftësitë novative. Janë pikërisht risitë që na kanë dhënë pozicionin prestigjoz në tregun botëror për një kohë të gjatë dhe që i kanë ndihmuar këto kompani të përballojnë konkurrencën e ashpër në tregun e brendshëm. Mund them se risitë janë sekreti i 'modelit të suksesshëm gjerman'."

Bilfingeri u shpreh për Radion e Jashtme të Kinës se, si pjesëmarrëse institucionale, Agjencia e Tregtisë dhe e Investimeve e Gjermanisë ka prishtmëri të lartë për të krijuar lidhje me kompanitë kineze të fusha të ndryshme, duke u ofruar shërbime konsultimi dhe mbështetje për të hyrë në tregun gjerman. Bilfingeri shprehu dëshirën që kompanitë gjermane dhe ato kineze ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke zhvilluar dialog të barabartë në bazë të leverdisë së ndërsjellë, për të forcuar besimin dhe bashkëpunimin. "Të dyja palët kanë objektivin e përbashkët që të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomiko gjermano-kineze. Sistemi tregtar global nuk mund të ndahet nga një treg i hapur me konkurrencë të lirë dhe të barabartë. Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është një praktikë në këtë drejtim, e cila po e shpërndan një koncept të tillë në mbarë botën", shtoi ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore