Xi: Rinisja e reformës e hapjes së Kinës do t'i lënë përshtypje gjithë botës

2018-10-26 18:23:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 改革开放---[gǎi gé kāi fàng]---Reforma e hapja

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping tha ditët e fundit në provincën Guangdong, pionierin e reformës e hapjes të Kinës, se vendi do të vazhdojë të thellojnë në mënyrë të gjithanshme reformën dhe hapjen dhe do të krijojë me siguri një mrekulli më të madhe që do t'i lërë përshtypje gjithë botës.

Bota e sotme ndodhet në një ndryshim të madh të pashembullt gjatë shekullit të fundit. Nga njëra anë, shumëpolarizimi dhe globalizimi ekonomik po shpejtojnë rregullimin e rendit ndërkombëtar dhe të strukturës ekonomike. Të gjitha vendet po nxitin transformimin, novacionin dhe po zgjerojnë hapësirën e re të zhvillimit. Edhe ekonomia e shoqëria kineze po përshkallëzohen në një etapë më cilësore. Nga ana tjetër, fenomenet si unilateralizmi, proteksionizmi dhe populizmi janë shtuar dhe janë acaruar fërkimet tregtare globale, të cilat përbëjnë më shumë rrezik për botën dhe ushtrojnë më shumë presion ndaj ekonomisë kineze.

Po në një situatë të ndërlikuar botërore, si të nxitet "rinisja e reformës e hapjes së Kinës"? Nga turi i fundit i inspektimit të kryetarit Xi Jinping në provincën Guangdong dhe fjalimet e tij në këtë kuadër, vihen re katër aspekte kryesore.

Së pari, Kina do të shpejtojë përpjekjet për forcimin e aftësisë dhe të potencialit në novacionin e pavarur. Gjatë këtij inspektimi në provincën Guangdong, presidenti Xi i nxiti në veçanti teknologët të përpiqen të zotërojnë teknologjitë thelbësore dhe kyçe. Kjo do të thotë se "novacioni i pavarur" do të jetë kyçi i rinisjes së reformës e hapjes të Kinës.

Së dyti, sektori kinez i prodhimit do të shpejtojë hapat e zhvillimit drejt digjitalizimit, internetit dhe zhvillimit inteligjent. Gjatë inspektimit të tij në Guangdong, Xi Jinping jo vetëm theksoi se ekonomia reale është baza e ekonomisë së një vendi dhe burimi i pasurive, por paraqiti gjithashtu kërkesën për zhvillimin e madh të prodhimit të përparuar dhe drejt digjitalizimit, internetit dhe zhvillimit inteligjent. Kjo tregon kursin e qartë për përmirësimin e sektorit të prodhimit si dhe të investimeve të huaja në Kinë.

Së treti, do të shndërrohen në një kuotë të re të hapjes së Kinës Zona e Madhe e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao si dhe Zona Pilot e Tregtisë së Lirë e Guangdong-ut. Është e dukshme se këto dy zona do të jenë në frontin e parë të hapjes së Kinës ndaj botës.

Së katëri, Kina do t'u kushtojë më shumë rëndësi ekuilibrimit dhe përpjesëtimit të zhvillimit. Kontradikta më kryesore në shoqërinë kineze është midis kërkesave në rritje dita-ditës të qytetarëve për një jetë më të bukur dhe zhvillimit të çekuilibruar dhe jo të plotë. Por si të zgjidhet ky çekuilibër? Nëpërmjet hapjes së mëtejshme, nxitet zhvillimi më i ekuilibruar midis rajoneve të ndryshme. Në provincën Guangdong, krahina më e zhvilluar e Kinës, Xi Jinping inspektoi në veçanti distriktin Qingyuan, ku ka ende banorë të varfër. Ai vuri në dukje se çekuilibrimi i zhvillimit midis rajoneve është e meta më kryesore e provincës Guangdong. Ai i kërkoi kësaj province të shpejtojë nxitjen e lulëzimit rural dhe të formojë sa më parë strukturën e re të zhvillimit përpjesëtimor të rajoneve të ndryshme. Kjo do të thotë, reforma e hapja e Kinës në epokën e re, duhet t'i kushtojë rëndësi dhe të zgjidhë kontraktiktën kryesore të shoqërisë kineze dhe të japë përgjigje për zgjidhjen e kësaj kontradikte.

Gjatë dyzet vjetëve të kaluar, Kina është përqafuar me botën dhe ka realizuar bashkëpunimim me fitime të përbashkëta me botën. Vizita e Xi Jinping-ut në provincën Guangdong, me rastin e jubileut të dyzetë të reformës e hapjes, tregoi përsëri se në këtë botë të pasigurt, vijimi i thellimit të gjithanshëm të reformës dhe zgjerimi i gjithanshëm i hapjes janë përgjigjet më të sigurta të Kinës për botën. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore