Xiamen, një qytet i vlerësuar nga Xi Jinping

2018-10-25 16:47:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:城市---[chéng shì]---Qytet

Si një nga katër zonat e para të posaçme ekonomike në Kinë, zhvillimi i qytetit Xiamen është dëshmi e procesit të reformës e hapjes së Kinës. Në shtatorin e vitit 2017, në kuadrin e pjesëmarrjes në Samitin e BRICS-it në Xiamen, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping përmendi disa herë në fjalimet e tij këtë qytet të njohur kinez, të titulluar si "lulishte detare", duke i hedhur një vështrim përvojës së tij të punës atje, duke përmendur bukurinë e tanishme të qytetit si rezultat i reformës e hapjes, dhe duke vlerësuar frymën e Xianmen-it për "guximin për të luftuar për arritjen e fitores".

Në verën e vitit 1985, Xi Jinping nisi punën në Xiamen. Gjatë Samitit të BRICS-it 2017 në Xiamen, duke kujtuar përshtypjet e tij fillestare për këtë qytet, Xi foli për ndryshimin e këtij qyteti.

"32 vjet më parë, erdha në Xiamen dhe punova si nënkryebashkiak. Ditën që mbërrita atje ishte 32-vjetori i ditëlindjes sime. Atëkohë, në Xiamen ishin të rralla ndërtesat e larta dhe të ndriçuara natën, po ashtu të rrallë ishin edhe biznesmenët e vizitorët e huaj. Kanë kaluar 32 vjet, dallgët e detit janë po të njëjta, por Xiamen-i ka ndryshuar krejtësisht. Aty u ngritën njëra pas tjetrës qiellgërvishtëset, qyteti natën ndriçohet nga dritat e tyre, qielli është i kaltër dhe ambienti në qytet është i gjelbër dhe i këndshëm."

Pikërisht në vitin 1985, Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi zgjerimin e Zonës së Posaçme Ekonomike në të gjithë ishullin Xiamen. Asokohe, Xiamen-i ishte ndër zonat e para pilot të reformës e hapjes dhe duke shfrytëzuar valën e reformës e hapjes, banorët e Xiamen-it e ndryshuan vetë qytetin në një një metropol modern dhe të ndërkombëtarizuar.

"Në bazë të përpjekjeve mbi 30 vjeçare, Xiamen-i i sotëm është bërë një qytet cilësor me novacion dhe me sipërmarrje masive. Industria e re zë mbi 60% të industrisë së përgjithshme në këtë qytet. Zhvillohet palalelisht tregtia me investimin dhe transporti detar, tokësor e ajror e lidh qytetin me pesë kontinentet. Xiamen-i i sotëm është gjithashtu një qytet ekologjik me panoramë të bukur, ku njeriu dhe natyra bashkekzistojnë në mënyrë harmonike. Banorët këtu flasin shpeshherë se 'fitorja vjen vetëm nga guximi i luftës'. Praktikat e suksesshme të qytetit Xiamen pasqyrojnë edhe historinë e luftës së paepur të mbi 1.3 miliardë banorëve kinezë."

Gjatë rrugës së reformës e hapjes, populli kinez, me shpirt luftarak për hapjen e rrugës përpara malit dhe ndërtimin e urës buzë lumit dhe me shumë durim, hapi me sukses një rrugë të socializmit me karakteristika kineze.

"Kemi hasur vështirësi dhe sfida, por nuk kemi hequr kurrë dorë nga përpjekjet tona dhe përparimi bashkë me kohën. Kinezët po e shkruajnë historinë e tyre të përparimit të Kinës moderne me punë, guxim dhe mençuri.," tha presidenti Xi Jinping. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore