Historia e Hangzhout, e treguar nga presidenti Xi Jinping

2018-10-24 17:02:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:改革---[gǎi gé]---Reformë

Ashtu si shumë qytete të tjera kineze, edhe Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang e Kinës Lindore, vërtetoi transformimin e madh të Kinës gjatë procesit të reformës e hapjes. Në vitin 2016, ky qytet mahniti mbarë botën, gjatë zhvillimit të Samitit të G20-s. Prej asokohe, ky kryeqytet i lashtë kinez, i njohur në botë për panoramën e bukur, u bë kartëvizita e re e Kinës për novacionin dhe zhvillimin. Sot, le të dëgjojmë së bashku si ia prezantoi botës historinë e qytetit Hangzhou kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping.

"Hangzhou është qytet i rëndësishëm historik dhe kulturor si dhe qendra tregtare e Kinës. Gjatë qindra e mijëra vjetëve, janë lidhur me këtë qytet shumë personalitete të njohura kulturore, ngjarje të rëndësishme historike si dhe panorama klasike, si poetë të famshëm të dinastive Tang dhe Song, Bai Juyi dhe Su Dongpo, liqeni Xihu, Kanali i Madh, etj. Tani Hangzhou është bërë edhe një qytet me gjallërinë e novacionit, me zhvillim të vrullshëm në biznesin elektronik. Me vetëm një klik të 'mouse'-it në Hangzhou, lidhemi me tërë botën. Hangzhou është edhe një qytet me qytetërim ekologjik, ku ka male e ujëra tërheqëse, panoramë mbresëlënëse si me diell ashtu edhe me shi dhe me një arkitekturë unike që mishëron mençurinë mijëravjeçare."

Në ceremoninë e hapjes të mbledhjes së udhëheqësve të biznesit të Grupit të 20 Vendeve (G20), Xi Jinping e nisi fjalimin e tij tematik pikërisht me "historinë e Hangzhout". Në atë kohë, Kina ndodhej në një moment kyç të nisjes së planit të 13-të Pesëvjeçar dhe për thellimin e gjithanshëm të reformës, pra një pikënisje e re historike e zhvillimit. Opinioni publik po e ndiqte nga afër nëse Kina do të vijonte vendosmërinë për nxitjen e reformës, nëse mund të realizonte rritjen e vazhdueshme dhe nëse bota mund të vijonte të favorizohet nga zhvillimi i Kinës? Xi Jinping iu përgjigj këtyre pyetjeve nëpërmjet përvojës së tij në "historinë e Hangzhou"-t, duke treguar se reforma dhe hapja janë forcë nxitëse për zhvillimin e përparimin e Kinës.

"Punova në provincën Zhejiang për 6 vjet me radhë. I njoh mirë malet e lumenjtë, doket e zakonet dhe kam marrë pjesë dhe kam qenë dëshmitar i zhvillimit këtu. Në Kinë ka edhe shumë qytete të tjera si Hangzhou, që kanë pasur zhvillimin e madh dhe ndryshime kolosale gjatë dekadeve të kaluara. Shumë familje të thjeshta ndryshuan jetesën me vetë duart e tyre punëtore. Ndryshimi gradual u realizua me forcën e madhe nxitëse për përparimin e Kinës dhe pasqyron procesin e madh të reformës e hapjes së Kinës." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore