Xi: 4 procese gjatë ndryshimeve kolosale të Kinës

2018-10-23 17:24:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 进程---[jìn chéng]---proces

Më 3 shtator 2016 u mbajt ceremonia e hapjes së mbledhjes së udhëheqësve të biznesit të Grupit të 20 Vendeve (G20) në qytetin Hangzhou të Kinës Lindore. Në ceremoninë e hapjes, ishte i pranishëm kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm. Në mbledhjen e zhvilluar në kuadrin e Samitit të G20-s të Hangzhout, Xi Jinping i njohu udhëheqësit e vendeve të ndryshme dhe personalitetet e qarqeve industrialo-tregtare me procesin madhor të reformës dhe hapjes të Kinës, historinë e Kinës, parashikimin për të ardhmen e Kinës si dhe qëndrimin e vendosur të Kinës për thellimin e reformës.

Në dhjetorin e vitit 1978, kur Kina sapo kishte nisur politikën e reformës dhe hapjes ndaj botës, të ardhurat vjetore për frymë të kinezëve ishin vetëm 190 dollarë amerikanë, kurse popullsia e varfër ishte 770 milionë. Pas zhvillimit 40 vjeçar, Kina u bë ekonomia e dytë e botës dhe të ardhurat vjetore për frymë kalojnë 8800 dollarë amerikanë. Ndërkohë, mbi 700 milionë banorë dolën nga varfëria. "Mrekullia e Kinës" është komenti i përgjithshëm i botës për rezultatin e zhvillimit të Kinës. Sipas presidentit Xi, ndryshimet kolosale në ekonominë dhe shoqërinë kineze mund të përgjithësohen me "4 procese".

"Ky është një proces i ecjes me kërkimin. Për modernizimin e një vendi të madh me mbi 1.3 miliardë banorë, nuk gjendet shembull në historinë e njerëzimit. Zhvillimi i Kinës është i destinuar të ndjekë një rrugë të veçantë. Ne 'kaluam lumin duke prekur gurët', kemi thelluar pandërprerë reformën dhe hapjen ndaj botës, kemi kërkuar pandërprerë rrugën e përparimit dhe zhvilluar socializmin me karakteristika kineze."

"Ky është një proces pragmatik. Duke u fokusuar në mënyrë të vendosur tek ndërtimi ekonomik dhe me frymën e përparimit, të novacionit dhe me guxim të madh, e bëmë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë, vendi nr.1 të tregtisë së mallrave dhe vendi nr.3 të investimeve jashtë vendit."

"Ky është një proces i pasurimit të përbashkët. Synimi themelor i reformës e hapjes dhe modernizimit socialist të Kinës është për popullin e nëpërmjet popullit dhe rezultati i zhvillimit ndahet nga i gjithë populli. Gjatë 40 vjetëve të reformës e hapjes, cilësia dhe niveli i jetesës së kinezëve kanë pasur përmirësim të dukshëm dhe Kina ka kryer brenda disa dekadeve procesin e zhvillimit, që nga vendet e zhvilluara është kryer gjatë qindra vjetëve."

"Ky është një proces që Kina shkon drejt botës dhe bota hyn në Kinë. Kemi ndjekur politikën e jashtme të pavarur dhe paqësore, kemi këmbëngulur në politikën bazë kombëtare të hapjes ndaj botës. Nga tërheqja masive e investimeve deri në investimet jashtë vendit, Kina është bërë më aktive në nxitjen e ndërtimit të një rendi ndërkombëtar më të dretjë dhe më të arsyeshëm. Me thellimin e ndërlidhjes së Kinës me botën, Kina ka gjetur miq në mbarë botën."

Fjalët e Xi Jinping-ut tregojnë se gjendja e sotme e Kinës mbështetet tek reforma e hapja, ndërsa për zhvillimin e vazhdueshëm në të ardhmen, Kina do të vijojë t'i përmbahet reformës dhe hapjes. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore