Guangzhou: Hapet Panairi i 124-t i Importit-Eksportit i Kinës

2018-10-16 16:56:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:交易会---[jiāo yì huì]---Panair

Të hënën u hap në Guangzhou Panairi i 124-t i Eksport-Importit i Kinës, i njohur edhe si Panairi i Guangzhou-t. Kompanitë kineze pjesëmarrëse në këtë panair janë fokusuar në kërkim-zhvillim, duke kërkuar aktivisht zgjerimin në tregun ndërkombëtar.

Në këtë edicion të panairit ka mbi 60645 pavijone, kurse numri i kompanive të huaja pjesëmarrëse i ka kaluar 25 mijët. Blerës nga më shumë se 210 vende dhe rajone janë të pranishëm në panair. Zëdhënësi i Panairit të Guangzhou-t dhe zv.drejtor i Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës, Xv Bing, u shpreh se Panairi i Guangzhou-t do të vazhdojë të ruajë shumëllojshmërinë e vendeve nga vijnë blerësit.

"Panairi ka dhënë kontribut pozitiv për hyrjen e kompanive, produkteve e markave kineze në tregun botëror, për shtimin e importit, për nxitjen e bërjes së Kinës një vend i madh dhe i fuqishëm ekonomik-tregtar dhe për zhvillimin e ekonomisë botërore në mënyrë të hapur."

Panairi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimit me 46 organizata industriale dhe biznesi nga 32 vende përgjatë "Një brez, një rrugë", me qëllim ofrimin e shërbimeve të konsulencës, pjesëmarrjes në panair dhe forcimit të tregtisë. Përveç kësaj, shtatë nga dhjetë vendet me numrin më të madh të blerësve në panair gjenden përgjatë "Një brez, një rrugë". Ndër to, ka pasur një shtim të numrit të blerësve nga India e Rusia dhe vendet e tjera të mëdha ekonomi të reja.

Li Jierong, një përgjegjës i kompanisë së materialeve të ndërtimit "Bode" të Guangdong-ut, e specializuar në biznesin e prodhimit të qeramikës, u shpreh se kjo kompani po bën përpjekje për të përmirësuar strukturën e produkteve dhe për të diversifikuar tregun:

"Ne po promovojmë markën tonë në tregjet e vendeve përgjatë 'Një brez, një rrugë' dhe do të zhvillojmë bashkëpunim me partnerë të industrisë së pajisjeve shtëpiake, si për shembull, të atyre që merren me prodhimin e orendive, të pajisjeve të banjës etj. Ne po bashkërendohemi me njëri-tjetrin, me qëllim për të zgjeruar tregun."

Sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe Hapjes në Kinë. Si produkt i këtij procesi, Panairi i Import-Eksportit i Guangzhou-t, i themeluar në vitin 1957, ka dhënë kontribut të madh për hapjen dhe zhvillimin e tregtisë së jashtme të Kinës, nëpërmjet reformës, risive dhe forcimit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe masave të tjera. Lidhur me këtë, menaxheri për biznesin ndërkombëtar i kompanisë së teknologjisë industriale "Kamisafe" An Yuming u shpreh:

"Me zhvillimin e internetit në vitet e fundit, ne mendojmë se për ndërmarrjet e prodhimit, panairi është një platformë të rëndësishme për të shfaqur forcën, imazhin e produkteve dhe imazhin e markës të tyre." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore