Kryeministri Li Keqiang boton artikull në gazetën "Europian Times"

2018-10-15 14:38:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:未来---[wèi lái]---E ardhme

Kryeministri i Kinës Li Keqiang ka botuar të dielën një artikull në gazetën "Europian Times", me titull "Miq të vjetër, njohuri të reja, krijimi i përbashkët i së ardhmes." Përmbajtja e artikullit është si më poshtë:

"Jam i gëzuar që vizitoj për herë të parë Holandën si kryeministër. Vitet e fundit, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve kanë përparuar vazhdimisht. Veçanërisht në vitin 2014, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë të suksesshme në Holandë dhe Kina e Holanda vendosën marrëdhënie partneriteti të bashkëpunimit të gjithanshëm. Sivjet, mbreti Willem-Alexander dhe kryeministri Mark Rutte e kanë vizituar Kinën brenda dy muajve me radhë, duke shënuar rekord të ri historik në marrëdhëniet kino-holandeze.

Holanda, që është një vend i fokusuar te tregtia, dhe Kina që është fokusuar te hapja dhe zhvillimi, janë përfituese nga sistemi shumëpalësh i bazuar te rregullat. Unë besoj se ne do të japim një përgjigje të përbashkët, që do të ruajmë multilateralizmin, tregtinë e lirë, globalizimin ekonomik dhe ekonominë e hapur botërore, dhe do të bashkëpunojmë me veprime konkrete. Shpresoj gjithashtu se do të ngulim këmbë në rimëkëmbjen ekonomike të botës, në 'historinë holandeze' dhe 'historinë kineze', dhe në paqen e zhvillimin e botës.

Kina e Holanda ndodhen në faza të ndryshme zhvillimi dhe ekonomikisht janë përplotësuese të forta të njëra-tjetrës. Nxitja e nismës "Një brez, një rrugë" do t'i krijojë Holandës mundësi të reja për të shfrytëzuar epërsitë e saj gjeografike dhe lehtësinë e transportit ujor, tokësor dhe ajror, dhe do të ofrojë raste të mira për ndërlidhshmërinë kino-europiane. Zhvillimi i mrekullueshëm i dinamizmit të ri të ekonomisë kineze dhe transformimi e përmirësimi i strukturës industriale të Kinës do ta ngrenë në një nivel të ri më të lartë bashkëpunimin teknologjik kino-holandez. Kërkesa për një cilësi të lartë jetese dhe rritja e fuqisë së konsumit të kinezëve do të favorizojnë futjen në tregun kinez të produkteve me cilësi të lartë holandeze. Thellimi i zbatimit të strategjisë së zhvillimit të risive të Kinës do t'i japë impuls të ri shfrytëzimit të epërsive të sektorëve inovativë holandezë për të marrë pjesë në rritjen e ekonomisë inovative të Kinës. Një varg masash mbi thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes, veçanërisht lehtësimi i hyrjes së kapitaleve të huaja në sektorët e shërbimit dhe financës, do ta bëjnë Kina një vend më tërheqës për investime nga kompanitë holandeze.

Kina do të shtojë përpjekjet për përmirësimin e mjedisit të biznesit, zgjerimin e hyrjes së investimeve të huaja, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe shpejtimin e hapave të zhvillimit. Ky është premtimi i Kinës për botën dhe nevoja e zhvillimit të vetë Kinës. Ne do të përparojmë sipas objektivave të përcaktuar. Procesi i Refomës dhe Hapjes së Kinës është një proces i integrimit të vazhdueshëm me rregullat ndërkombëtare dhe zhvillimin e vendeve të tjera të botës. Ne mirëpresim çdo vend, duke përshirë Holandën, të ndajë mundësitë e ofruara nga zhvillimi i Kinës dhe kemi besim se do të rritemi së bashku gjatë konkurrencës së ndershme dhe bashkëpunimit, duke arritur suksese gjatë kalimit të vështirësive dhe zgjidhjes së problemeve. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore