Do të hapet Takimi i 17-të të Këshillit i Kryeminsitrave të OBSh-së

2018-10-12 18:18:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:深化---[shēn huà]---Thellim

Do të organizohet në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe Takimi i 17-të i Këshillit të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Në këtë takim do të planifikohen programe sipas rezultateve të arritura në Samitin e Qingdao-s si dhe do të publikohen një sërë masash të rëndësishme. Po ashtu në këtë takim do të diskutohet më tej drejtimi i veprimeve të OBSh-së, do të shpejtohen veprimet dhe do të thellohet bashkëpunimi me leverdi reciproke si dhe do të përmirësohen marrëdhëniet e vendeve anëtare.

Gjatë 17 viteve pas krijimit, OBSh-ja zbaton "Frymën e Shangait" me besim dhe përfitim reciprok, barazi, konsultim, respektim ndaj qytetërimeve të ndryshme dhe kërkim për zhvillimin e përbashkët si dhe nxit sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e lulëzimin e vendeve të ndryshme. Këto edhe janë bazë e zgjerimit të anëtarësimit si dhe një pika e përkrahjes për zhvillimin e OBSh-së. Ambasadori i Kinës në Taxhikistan Yue Bin u shpreh se pas shtimit të numrit të vendeve anëtare, OBSh-ja hyri në fazën e re të zhvillimit duke u bërë më të larmishme sistemi shoqëror, faza e zhvillimit, kombi, kultura etj. Misioni i ri është gjetja e mënyrave për zgjerimin e epërsive të veta.

Qyteti Dushanbe

Gjatë këtij takimi, palë të ndryshme do të lëshojnë të njëjtin zë për forcimin e ndikimit të OBSh-së. Yue Bin u shpreh se OBSh-ja është platforma e kundërshtimit të unilateralizmit dhe proteksionizmit. Në këtë takim palë të ndryshme do të kundërshtojnë njëzëri unilateralizmin dhe proteksionizmin dhe do nxisin ndërtimin e një ekonomi botërore më të hapur dhe bashkësinë e fateve më të ngushta të njerëzimit.

Arritjet e OBSh-së nuk mund të ndahen nga kontributi i Kinës. Zv-drejtori i parë i Qendrës së Studimeve mbi Strategjinë të Presidentit të Taxhikistanit Safarov u shpreh se si vend i madh rajonal dhe një nga themelueset e kësaj organizate, Kina ofroi medota të favorshme për zhvillimin e organizatës dhe bëri shumë punë konkrete.

"Kina u bë lokomotiva e OBSh-së, sespe ajo është themeluese e rëndësishme. Tani shumë propozime janë nga Kina. Nisma e propozuar nga Kina, "Një brez, një rrugë" lidhet me mendimet e organizatave të ndryshme të Europës dhe të Azisë. Kina po zbaton shumë plane dhe ofron shumë fonde për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve anëtare të OBSh-së në fushat ekonomike, kulturore, arsimore, ushtarake dhe teknologjike."

Lidhja midis nismës "Një brez, një rrugë" dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait është në dëshirën e përbashkët të shumicës së vendeve anëtare. Sipas praktikave, nisma "Një brez, një rrugë" është një plani i hapur zhvillimi, i barabartë, i lirë dhe me leverdi reciproke dhe do të luajë rolin e nxitjes për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendeve të Azisë Qendrore. Në të ardhmen, me lidhjen e thellë midis nismës "Një brez, një rrugë" dhe OBSh-së, në këtë rajon do të ketë më shumë projekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh ose shumëpalësh. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore