Kompania kineze "New Hope Liuhe", 3 masa përballë rritjes së çmimit të sojës

2018-10-10 19:56:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:大豆---[dà dòu]---Sojë

Pas fërkimeve tregtare kino-amerikane, çmimi i sojës së papërpunuar pësoi një rritje të lehtë. Ndërmarrjet kineze të fushës janë të mendimit se ndryshimi i mjedisit të jashtëm mund të stimulojë vitalitetin e ndërmarrjeve me shpresën se më shumë konsumatorë ndërkombëtarë mund të ndajnë përfitimet e sjella nga zhvillimi i ndërmarrjeve kineze.

Kompania kineze "New Hope Liuhe" me një vëllim vjetor të shitjeve prej mbi 100 miliardë juanë (afro 14.5 miliardë dollarë amerikane), është ndërmarrje lider në industrinë ushqimore në Kinë. Në gjysmën e parë të këtij viti, vëllimi i hajes arriti në afro 8 milionë tonë. Nënkryetari i bordit i kësaj kompanie Wang Hang u shpreh në një intervistë për radion tonë se , lëndët e para kryesore të hajes janë soja, misri etj. Soja vjen kryesisht nga zonat e mbjella të Amerikës Veriore. Tani, qëndrueshmëria e zinxhirit të furnizimit të lëndëve të sojës nga Amerika e Veriut përballen me kërcënime. Kompania "New Hope Liuhe" ka ndërmarrë disa masa pozitive.

"Kemi ndërmarrë 3 masat kryesore: së pari, zgjerimi i mëtejshëm i importimit të sojës nga zonat e tjera, nga partnerët e rinj tregtarë. Së dyti, kërkimi i lëndëve të tjera zëvendësuese, si perimet e ndryshme. Masa e 3-të ruan rolin më thelbësor: kjo varet nga teknologjia dhe baza e të dhënave të mëdha të hajes sonë, po studiojmë përdorimin e materialeve biologjike për ta ulur përqindjen e lëndëve të proteinës. Këto teknologji nuk do të ndikojnë cilësinë e mishit të kafshëve."

"New Hope Liuhe" ka hapur mbi 600 degë të kompanisë në mbi 20 vende dhe rajone të botës. Në Boston të ShBA-së, është vendosur Qendra e Studimit e bio-teknologjisë. Wang Hang u shpreh se "New Hope Liuhe" do të zbatojë parimet e përfitimit të përbashkët dhe reciprok, do të respektojë rregullat e tregjeve ndërkombëtare me shkëmbimet e arsyeshme, duke iu ndarë konsumatorëve ndërkombëtarë më shumë përfitime të sjella nga zhvillimi i ndërmarrjeve kineze dhe i Kinës.

"Jemi një ndërmarrje që mbulojmë jo vetëm tregun e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, që bashkon disa elementë të suksesshëm të arritur në Kinë. Prandaj, në Azinë juglindore dhe në Afrikë, kemi vendosur degë të kompanisë sonë. Në disa vende të zhvilluara, kemi vendosur edhe degët tona. Prandaj, kemi hapësira më të gjera për ndërlidhjet me tregjet ndërkombëtare. Mund të përçojmë frymën e sipërmarrësit kinez tek vendet e tjera për të plotësuar nevojat e tregjeve të huaja. Mund të plotësojmë kërkesat e brendshme tregtare të Kinës përmes burimeve, markës dhe teknologjive të mira ndërkombëtare."

Brenda një viti, "New Hope Liuhe" ka prodhuar 17 milionë tonë haje, ushqen 1.3 miliard shpendë shtëpiake dhe 8 milionë derra. Wang Hang u shpreh se struktura e zinxhirit ndërkombëtar do të ketë ndryshime të reja. Ndërmarrjet që përshtaten me ndryshimet e reja dhe rriten në mjedis të vështirë do të kenë më shumë gjallëri.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore