Zyrtari:Kina, në gjendje të realizojë objektivat e zhvillimit ekonomik në 2018-n

2018-10-09 17:05:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:目标---[mù biāo]---Objektiv

Një zyrtar i lartë nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës tha se vendi është i aftë të realizojë objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik në vitin 2018.

Në 8 muajt e parë të vitit, disa nga treguesit kryesorë të ekonomisë kineze patën luhatje.

Por, zëvendësdrejtori i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, Ning Jizhe, tha se Kina është në gjendje të arrijë objektivat e mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij viti, pavarësisht kushteve të ndërlikuara të ekonomisë vendase dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, Ning tha se katër treguesit makroekonomikë -- rritja ekonomike, punësimi, çmimi i mallrave dhe bilanci i pagesave mbetën të qëndrueshëm gjatë kësaj periudhe.

"Luhatjet janë fenomene normale. Në përgjithësi, ekonomia e Kinës po zhvillohet e qëndrueshme me një prirje të shëndetshme. Prandaj, tani kemi aftësi dhe besim për përmbushjen e objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij viti."

Ai tha se janë arritur gjithashtu rezultate pozitive nga reformat strukturore lidhur me ofertën, si dhe në betejat kundër riskut potencial, varfërisë dhe ndotjes.

Lidhur me mosmarrëveshjet tregtare Kinë-ShBA, Ning tha se tensionet do të ndikojnë pashmangërisht në ekonominë kineze.

Por, ai nënvizoi se me thellimin e reformës strukturore në fushën e ofertës, kërkesa e brendshme do të kontribuuojë më shumë drejt rritjes ekonomike, duke e bërë ndikimin të kontrollueshëm.

"Në 6 muajt e parë të këtij viti, norma e kontributit të kërkesës së brendshme - duke përfshirë kërkesën për investime dhe atë për konsum - ndaj rritjes ekonomike tejkaloi 100 për qind. Nëpërmjet shfrytëzimit të kërkesës së brendshme, ne mund të zvogëlojmë ndikimin e fërkimeve tregtare Kinë-ShBA në një shkallë të kontrollueshme".

Ai shtoi se Kina do të lehtësojë më tej barrën e kompanive, do të rrisë punësimin, do të thellojë reformën dhe procesin e hapjes dhe do të kërkojë tregje të ndryshme ndërkombëtare për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kineze.

"Tregtia jonë e mallrave gëzon gjithashtu një hapësirë të madhe zhvillimi në BE, Japoni, vendet e ASEAN-it, Afrikë, Azi, Amerikën Latine si dhe në vendet e përfshira në nismë 'Një brez, një rrugë'. Prandaj, duhet të kombinojmë strategjitë e 'tërheqjes së investimeve të huaja' dhe 'bërjes global', duke zgjeruar shkëmbimet tregtare dhe investimet me vendet që dëshirojnë bashkëpunim të barabartë dhe reciprok me ne në fusha dhe hapësira më të mëdha."

Statistikat zyrtare tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, konsumi kontribuuoi në gati 80 për qind të zgjerimit ekonomik të vendit.

Produktet kineze u eksportuan në 231 vende dhe rajone. Gjatë 5 viteve pas propozimit të nismës së Kinës "Një brez, një rrugë", tregtia e jashtme e këtij vendi me vendet e përfshira në nismë arriti mbi 5.5 trilionë dollarë amerikanë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore