2018-10-02 13:32:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala e kyçe: Festim [qìng zhù]
I gjithë vendi festoi më 1 tetor 69-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Banorët e mbarë vendit e festuan këtë ditë në mënyra të ndryshme.
Rreth orës 6 të mëngjesit, grupi i flamurit kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare Popullore ngriti flamurin kombëtar në sheshin Tiananmen.
Flamuri me pesë yje u ngrit ndërkohë që këndohej himni kombëtar nën praninë e mijëra të pranishmëve.
"Ndodhem këtu prej orës 9 të mbrëmjes së djeshme. Nuk di si ta tregoj dashurinë time për atdheun. Jam shumë krenar."
"Gjatë kohës që ngrihej flamuri kombëtar, ndjeva shumë emocion. I uroj Gëzuar Ditëlindjen atdheut tim."
Paraditen e 1 tetorit u hap Festivali i 20-të Turistik Ndërkombëtar i Pekinit me temë "Dashuria e Rrugës së Mëndafshit Kinë-Afrikë, Takimi në Pekin". Me këtë rast dhanë shfaqje 30 grupe ndërkombëtare në Parkun Olimpik të Pekinit.
Shefi i grupit të Egjiptit Ashraf Taha tha:
"Kina dhe Egjipti kanë arritur shumë rezultate në fushën e shkëmbimeve kulturore. Sot është Dita Kombëtare e Kinës. Falënderojmë qeverinë kineze që na ftoi këtu për shfaqje, kjo ndihmon në nxitjen e miqësisë së shkëmbimeve kulturore të dy vendeve."
Në Pekin, Shangai, Shenzhen, Hangzhou, Harbin, Xiamen etj. u mbajtën shfaqjet me drita "Të dua, Kinë" me perfomanca të larmishme.
Para festës, nisi shfaqja me drita. Pothuajse 1.2 milion drita shumëngjyrëshe u shfaqën në 43 godina të qytetit Shenzhen, duke treguar arritjet e mëdha të bëra gjatë 40 viteve të Reformës dhe Hapjes dhe frymën moderne, ndërkombëtare të qytetit Shenzhen.
Era e Festës Kombëtare ndihet edhe në zonat rurale të Kinës. Vjeshta është stina e korrjes. Në qytezën Yinhe të distriktit Luxi të provincës Jiangxi të Kinës u organizuan Lojërat Sportive të Fshatarëve. Banorët ruralë organizuan disa veprimtari për të kremtuar korrjet dhe Ditën Kombëtare.
Këto lojëra janë zhvilluar 4 herë. Në veprimtarinë e këtij viti, morën pjesë mbi njëmijë fshatarë në 12 shfaqje të ndryshme. (Çang Çuo)