Xi Jinping inspekton tri provinca verilindore

2018-09-28 17:27:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:考察---[kǎo chá]---Inspektim

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vijoi inspektimin e tij në tri provinca verilindore të vendit. Të enjten ai mbërrit në degën e Koporatës Kombëtare të Petroleumit në qytetin Liaoyang të provincës Liaoning. Kjo është ndalesa e tretë e vizitës së presidentit në krahinat Verilindore pas provincave Heilongjiang dhe Jilin.

Në Jiansanjiang të provincës Heilongjiang presidenti Xi Jinping u njoh nga afër me gjendjen e prodhimit dhe të korrjes së drithërave. Ai theksoi se Kina duhet të ngulë këmbë në zgjidhjen e problemit të ushqimit duke u mbështetur tek forcat e veta.

"Kjo zonë ka luajtur rol të madh në zgjidhjen e problemit të ushqimit dhe të veshmbathjes së popullit tonë. Informatizimi dhe zhvillimi inteligjent janë shumë inkurajues dhe frymëzues. Dua të përsëris se populli kinez duhet ta zgjidhë problemin ushqimor duke u mbështetur tek vetja, me ushqim të prodhuar vetë", tha presidenti Xi. Ai shtoi njëkohësisht se modernizimi i vendit nuk mund të ndahet nga modernizimi bujqësor. Teknologjia bujqësore ka potencial të madh zhvillimi.

Në qytetin Qiqihar të Heilongjiang-ut, Xi Jinping-u vizitoi kompaninë e prodhimit të automjeteve të trasnaportit hekurudhor dhe rrugor "Qiche" dhe Korporatën nr.1 të Industrisë së Rëndë. Ai vëzhgoi një eksperiment për të testuar aftësinë e kamioneve kundër rezistencës metalike mbi një një platformë të prodhuar me teknologji tërësisht kineze. Mësohet se nga një provë 20 ditore e kamionëve mbi këtë platformë, mund të mblidhen të dhënat që duhen pas udhëtimit 20-vjeçar.

Ndërsa, në Koporatën nr.1 të Industrisë së Rëndë, Xi Jinping u njoh me gjendjen e prodhimit në uzinë. Ai tha se po bëhet gjithnjë e më e vështirë zotërimi i teknologjisë së përparuar në tregun botëror sepse po ngrihen zërat e unilateralizmit dhe proteksionizimit.

"Nën kushtet e një realiteti të tillë nxitemi të ndjekim rrugën e zhvillimit me forcat tona. Kjo nuk mund të quhet një gjë negative, pasi në fund të fundit, Kina duhet të mbështetet tek forcat e veta", tha ai, duke u kërkuar ndërmarrjeve ta hartojnë mirë rrugën zhvillimit.

Në provincën Jilin, presidenti Xi vizitoi liqenin Chagan për të mësuar nga afër mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e peshkimit. Liqeni Chagan është një ndër 10 liqenet më të mëdha me ujë të ëmbël në Kinë, ku çdo vit dalin shumë peshq. Gjatë inspektimit, z. Xi theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i turizmit natyror mund të zhvillohen në mënyrë përplotësuese.

Në degën e Korporatës Kombëtare Petrokimike në qytetin Liaoyang, Xi Jinping theksoi vendosmërinë në zhvillimin kompanive shtetërore dhe krijimin e sistemit drejtues modern në ndërmarrje shtetërore.

"Nuk duhet të lëkundemi aspak në zbatimin e sistemit bazë ekonomik të vendit me pronësinë publike si shtyllë kryesore dhe zhvillim të përbashkët të sektorëve ekonomikë me pronësi të shumëllojshme. Çdo koment dhe mendim që dyshon tek zhvillimi i ndërmarrjeve shtetërore është i gabuar", theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore