Konkurrueshmëria e burimeve njerëzore e Kinës po rritet me shpejtësi

2018-09-14 19:24:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:竞争力---[jìng zhēng lì]---Konkurrueshmëri

Më 13 shtator, një Think-Tank për studimet mbi Kinën dhe globalizimin publikoi raportin mbi "Fuqizmi i vendit nëpërmjet burimeve njerëzore në vitin 2018". Në këtë raport tregohet se niveli i përgjithshëm i zhvillimit global të burimeve njerëzore është në rritje, konkurrueshmëria e burimeve njerëzore në vendet e zhvilluara është ulur në mënyrë të dukshme, ndërkohë që forca konkurruese e burimeve njerëzore e Kinës në mbarë botën po rritet me shpejtësi.

Në këtë raport u analizuan ndryshimin e burimeve njerëzore në më shumë se 50 vende të botës prej vitit 2000. Sipas të dhënave, treguesi i forcës konkurruese të burimeve njerëzore të Japonisë ra nga vendi i dytë që ishte në vitin 2000 në vendin e tetë. Një numër i lartë vendesh të zhvilluara, duke përfshirë Suedinë, Francën dhe Portugalinë kanë shfaqur një prirje rënëse në konkurrueshmërinë e burimeve njerëzore, ndërsa në Kinë kjo forcë është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Nga të dhënat rezulton se nga viti 2000 deri në vitin 2015, rritja e Kinës në renditjen e konkurrueshmërisë globale të burimeve njerëzore nga vendi i 32-të në të 13-in tani, po vlerësohet si vendi me rritjen më të shpejtë në listë.

Një përgjegjës i Think-Tankut tha se

"Epërsia e Kinës në zhvillimin e burimeve njerëzore nga rritja e përmasave në rritjen individuale po bëhet më e dukshme."

Nga raporti del se aplikimet për patentat për frymë renditen në vendin e katërt të botës. Numri i inxhinierëve dhe shkencëtarëve për 100 mijë banorë në Kinë ka ndryshuar pozitivisht. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit, numri mesatar i viteve të arsimit për krahun shtesë të punës ka arritur në mbi 13.3 vjet, që përkon me vitin e parë të studimeve universitare, duke ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.

Drejtor i Think-Tankut shtoi se këtë vit është 40 vjetori i reformës dhe hapjes së Kinës. Gjatë 4 dekadave të fundit, përqindja e arsimimit dhe regjistrimi në universitetet e mbarë vendit janë përmirësuar konsiderueshëm. Në 40 vitet e ardhshme, vëmendja do të përqëndrohet tek punësimi i talenteve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore