Xi Jinping: Të ndiqet rruga e zhvillimit të arsimit me karakteristika kineze

2018-09-11 18:49:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:教育---[jiāo yù]---Arsim

Më 10 shtator u mbajt në Pekin Konferenca Kombëtare e Arsimit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Xi Jinping. Në fjalimin e hapjes, presidenti Xi theksoi se duhet të shpejtohet nxitjen e modernizimit të arsimit, të fuqizohet vendi nëpërmjet arsimit dhe të arrihet një arsim i kënaqshëm për popullin.

Më 10 shtator u festua Dita e 34-t e Mësuesit në Kinë. Në fjalimin e tij, Xi Jinping përshëndeti së pari mësuesit dhe edukatorët në mbarë vendin.

"E gjitha partia dhe shoqëria duhet të ndjekin modelin shoqëror të respektimit të mësuesve, të përmirësojnë statusin politik, shoqëror, profesional etj. të mësuesve, në mënyrë që ata të gëzojnë reputacionin e duhur shoqëror dhe të japin një kontribut më të madh në misionin e tyre të mësimdhënies dhe edukimit të brezave", tha ai.

Xi Jinping theksoi se Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së e vuri theksin tek këmbëngulja nga lartësia strategjike e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, duke vendosur për t'i dhënë përparësi zhvillimit të arsimit, përshpejtimin e modernizimit të arsimit dhe ndërtimin e një fuqie arsimore. Epoka e re, reforma dhe hapja, ndërtimi i modernizmit të socializmit, zhvillimi i gjithanshëm dhe përparimi shoqëror kanë paraqitur kërkesë të reja dhe më të larta për arsimin dhe mësimin.

Xi Jinping vuri në dukje se arsimi në vend duhet të marrë në konsideratë përgatitjen e ndërtuesve dhe pasardhësve socialistë si detyrë themelore dhe të kualifikojë talente të dobishëm, që është në mbështetje të sistemit tonë dhe të jenë të vendosur përgjithmonë ndaj socializmit me karakteristika kineze.

Lidhur me thellimin e reformës në sistemin arsimor Xi Jinping vuri në dukje se duhet të plotësohet sistemi i vlerësimit të moralit, të rregullohet orientimi i padrejtë i vlerësimit arsimor jo shkencor, të ndryshojë nga rrënja problemi dominues i sistemit të vlerësimit, si vetëm nota apo pajisja me diplomë. Ai gjithashtu theksoi se duhet të ngrihet aftësia e shërbimit të arsimit për shoqërinë ekonomike, të shpejtohet ndërtimi i degëve të nivelit të parë dhe të zgjerohet hapja e arsimit, duke bashkëpunuar me universitete të larta të botës që kanë burime të nivelit të parë botëror për zhvillimin e çështjeve arsimore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore