Kinë, transformohet më tej industria e shtypjes

2018-09-10 17:04:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:印刷---[yìn shuā]---Shtyp

Më 9 shtator u mbajt në Pekin Konferenca e parë e Novacionit në Sektorin e Shtypjes. Konferenca synon të eksplorojë rrugën e re të përmirësimit dhe zhvillimit inteligjent në industrinë tradicionale të shtypjes. Pjesëmarrësit diskutuan kryesisht për rolin e rëndësishëm të inteligjencës në nxitjen e transformimit dhe të shkallëzimit të sektorit si dhe të zhvillimit me cilësi të lartë.

Sipas raportit të zhvillimit inteligjent të sektorit të shtypjes së Kinës të publikuar më 8 shtator gjatë konferencës së kësaj here, gjatë 40 vjetëve të Reformës dhe të Hapjes, sektori i shtypjes së Kinës është radhitur në vend të parë të botës në aftësinë e prodhimit, në sferën e mbulimit, në qarkullimin e tregut, të madhësisë së sektorit etj. Në vitin 2017 vëllimi i përgjithshëm i prodhimit në këtë sektor në Kinë arriti mbi 12 trilion juanë, një rritje 4.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por aktualisht ky sektor po përballet me shumë presion, si për shembull, mbikapaciteti, kostoja e lartë dhe shtimi i masave frenuese për mbrojtjen e mjedisit etj, duke bërë një prirje të së ardhmes, mjedisin e gjelbër, digjitalizimin, inteligjencën dhe integrimin.

Bazuar në internet, të dhënat e mëdha dhe teknologji të inteligjencës, aftësia e ndërmarrjeve të shtypjes së Kinës ka patur rritje të madhe në nivelin e prodhimit, modelin e shërbimit dhe të aftësisë së krijimit etj, duke realizuar kalimin nga përpunimi pasiv në shërbimin e pavarur e aktiv. Një kompani teknologjike në Wuhan realizoi përmirësimin e efikasitetit të prodhimit të secilës hallkë në zinxhirin industrial nëpërmjet platformës së vetëzhvilluar inteligjente të industrisë.

Menaxheri i kompanisë tha se është pikërisht analiza e të dhënave të mëdha ajo që ndihmoi në uljen e kostos për lëndët e para si dhe parashikoi me saktësi luhatshmërinë e çmimeve të letrave me vlerë.

Përveç diskutimeve për të ardhmen e sektorit të shtypjes, gjatë konferencës u paraqitën gjithashtu mbi 100 vepra që kishin marrë çmime, duke shfaqur reformën edhe risinë në metodën e shtypjes së botimeve të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore