Mësuesi kinez prezanton zhvillimin e sistemit arsimor të vendit

2018-09-06 17:13:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:教师---[jiāo shī]---Mësues

Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës ftoi të mërkurën mësues nga i gjithë vendi për një takim me mediat, për të folur mbi pikëpamjet e tyre për zhvillimin e sistemit arsimor të Kinës gjatë viteve të fundit.

Chen Liqun ishte drejtor i Shkollës së Mesme "Xuejun" në Hangzhou. Në vitin 2015 ai nisi të punojë si mësues vullnetar në zona të thella të vendit. Tani ai është drejtor i Shkollës së Mesme "Minzu" të qytezës Taijian në Prefekturën Autonome të kombësisë Miao dhe Dong të provincës Guizhou Juglindore.

"Mendoj që numri i fëmijëve që nuk kanë përfunduar arsimin bazë 12-vjeçar po bëhet gjithnjë e më i ulët. Në shkollë janë shtuar kampuset moderne dhe pajisjet arsimore bashkëkohore. Gjithashtu po shtohen mësuesit e kualifikuar si dhe rëndësia që po i japin prindërit arsimimit të fëmijëve."

Profesor Tao Wenquan i Universitetit Jiaotong të Xi'an-it ka qenë mësues i vjetër i cili ka nxjerrë mbi 6 mijë studentë dhe mbi 130 studentë pasuniversitarë, që fituan të drejtën për studime master dhe doktoraturë.

"Para Reformës dhe Hapjes vendi ynë nuk kishte sistemin e diplomës akademike, prandaj nuk jepte diploma për studentët. Pas Reformës dhe Hapjes, u krijua sistemi i trishkallësh, pra studime universitare, master dhe doktoraturë. Në vitin 1984, Këshilli i Shtetit miratoi vendosjen e akademisë pasuniversitare pilot në 22 univeristete, përfshirë Universitetin Tsinghua, të Pekinit dhe të Jiaotong në Xi'an, për kualifikimin e studentëve me diplomë master dhe doktoraturë. Gjithashtu është shtuar masivisht numri i të diplomuarve që kërkojnë specializim. U diplomova nga Univeristeti Jiaotong i Xi'an-it në vitin 1962 dhe më pas u pranova në programin master të universitetit tim. Atë kohë, ishte hera e parë që në vendin tonë jepej provim për master dhe kishte vetëm 14 kuota pranimi në të gjithë universitetin. Tani, Universiteti Jiaotong i Xi'an-it ka 5248 studentë për master dhe 1402 studentë për doktoraturë, shifra këto mbi 300 herë më të larta se sa shifrat në fillim të Reformës dhe Hapjes. Kualifikimi i studentëve cilësore luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit arsimor dhe punët shkencore të vendit tonë," tha Tao Wenquan.

Lv Jie, mësuese në Kolegjin Profesional Teknologjik për Hekurin dhe Çelikun në Gansu, që trajnon shegertë për saldim, tha:

"Që nga themelimi i kolegjit tonë e deri tani, me mbështetje të fondit të posaçëm kombëtar për kualifikimin e profesionistëve teknik, kemi shtuar pajisjet e saldimit nga 10 copë në mbi 400 copë për studentët e saldimit. Kemi siguruar edhe 3 robotë saldimi për studentët që mësojnë saldim e automatizim. Të gjithë kemi besim të plotë në arsimin profesional, për kualifikimin e profesionistëve teknikë."

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore