Njihuni me të vërtetën e çështjes së "kapitalizmit shtetëror"

2018-09-03 18:34:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:国家---[guó jiā]---Shtet

Ditët e fundit, revista kineze "Qiushi" publikoi një artikull me titull "Njihuni me të vërtetën e çështjes së 'kapitalizmit shtetëror'".

Një prej të ashtuquajturve pretekst që ShBA-ja përdori për nisjen e luftës tregtare ndaj Kinës është etiketimi i sistemit ekonomik kinez si "kapitalizëm shtetëror". Sipas këtij etiketimi, ekonomia e tregut e Kinës nuk është një ekonomi tregu e vërtetë, por një ekonomi e udhëhequr nga shteti që zbaton proteksionizëm dhe merkantilizëm. Gjykimi i tillë bazohet kryesisht në politikat aktuale ekonomike, industriale, ndërhyrjen e shtetit të Kinës në ekonomi etj.

Kapitalizmi shtetëror, koncept i paraqitur nga Lenini për të përshkruar tiparet e zhvillimit fazor të kapitalizmit, pasqyron procesin e rolit në rritje të vazhdueshme të shtetit gjatë zhvillimit të kapitalizmit. Ky koncept ka kryesisht dy kuptime: së pari, kontrolli i pushtetit për ndërmarrjet; së dyti, mbikëqyrje dhe rregullimi i shtetit për zhvillimin e ekonomisë kapitaliste.

Sipas opinionistëve, kapitalizmi shtetëror dhe ai liberal janë dy forma krejt të ndryshme nga njëra-tjetrën. Por, duke u nisur nga historia, nuk është vështirë të zbulosh që konceptimi dhe zhvillimi i kapitalizmi nuk janë ndarë asnjëherë nga roli i shtetit.

Në elementet e grumbulluara të kapitalit britanik në fund të shekullit të 17-të bënin pjesë sistemi i kolonizimit, i bonove shtetërore, tatimor dhe i tarifave proteksioniste. Një pjesë e këtyre sistemeve u krijua mbi një bazë më brutale, siç ishte sistemi i kolonizimit. Me themelimin e sistemit të kapitalizmit, dolën gradualisht më në pah parimet e konkurrencës dhe tregtisë së lirë, njëkohësisht nuk u zbut ndërhyrja qeveritare në vendet e zhvilluara. Në fakt, tregtia e lirë dhe proteksionizmi, konkurrenca e lirë dhe ndërhyrja shtetërore, janë të ndërthurura dhe kur njëri zbutet, tjetri forcohet. Kështu ka evoluar sistemi kapitalist. Në një numër vendesh të fuqishme kapitaliste, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë, ShBA-në, Japoninë etj., shteti luajti një rol shumë të rëndësishëm në fazën e tyre fillestare të rritjes ekonomike.

ShBA-ja e quan veten si përfaqësuese të ekonomisë së lirë tregtare dhe të kapitalizmit liberal, por në fakt nuk është hedhur poshtë roli i dukshëm dhe i rëndësishëm i shtetit gjatë zhvillimit ekonomik. Historikisht, ShBA-ja ka qenë vatër e proteksionizmit tregtar modern. Qysh nga themelimi i shtetit deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore janë zbatuar vazhdimisht politikat e proteksionizmit tregtar nga ShBA-ja.

Cili është qëllimi i teoricienëve kur thonë "kapitalizëm shtetëror"?

Pas shpërthimit të krizës ndërkombëtare financiare në vitin 2008, vendet e zhvilluara kapitaliste perëndimore ranë në dilemë ekonomike. Ndërkohë, vendet në zhvillim, si Kina, ruajtën ende dinamikën, sidomos ulje-ngritjet e fuqisë mes Kinës dhe ShBA-së, e bëjnë kontradiktën mes vendeve të zhvilluara dhe ekonomive të reja gjithnjë e më të dukshme. Qëllimi i tyre është i qartë:arsyetimi me konfrontimin e të ashtuquajturit "kapitalizëm shtetëror" me "kapitalizëm liberal", për të frenuar zhvillimin e vendeve në zhvillim, sidomos Kinës, me anë të mediave. Ata përpiqen të zhvendosin dhe mbulojnë dyshimin e njerëzve mbi sistemin kapitalist, si dhe të dalin në konkluzione duke fajësuar krizën e sistemit kapitalist, të shkaktuar nga kontradiktat themelore të kapitalizmit, me kërcënimin e "kapitalizmit shtetëror".

Nga historia, kur bëhet fjalë për çështjen e "kapitalizmit shtetëror", disa vende kanë ndjekur gjithnjë parime të dyfishta: kur kanë nevojë për mbështetje shtetërore për grumbullimin e kapitaleve, lejojnë proteksionizmin dhe ndërhyrjen shtetërore; kur kanë siguruar pjesën dërrmuese të tregut, u kërkojnë vendeve të tjera të hapin tregjet e brendshme, të sigurojnë përfitime nga nxitja me forcë e tregtisë së lirë; kur humbasin avantazhin, ngrenë përsëri flamurin e proteksionizmit tregtar. Nga njëra anë, duke shfrytëzuar avantazhin e vendeve të zhvilluara që monopolizojnë kapitalet kundrejt vendeve në zhvillim, për të ruajtur statusin e monopolit për tregun dhe teknologjinë në treg; nga ana tjetër, marrin masa të llojllojshme proteksioniste, të frenojnë kapitalet e tjera, pavarësisht kapitale shtetërore apo private, që të mos konkurrohen, goditen apo tejkalohen.

Logjika e tillë ekonomike, e veshur me "konformizmin" e ideologjisë, pretendon të shtrembërojë avantazhin e rivalëve në "heterodoksinë". Përfaqësuesi i shkollës së historisë gjermane Franz Liszt përdorte metaforën "heqja e shkallës": një person pasi ngjitet në majë me shkallë e heq atë për të mos lejuar të tjerët të ngjiten pas tij. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore