Ministria e Tregtisë:Kina do të vazhdojë të mbrojë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me shumicën e vendeve

2018-08-31 17:52:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:Mbroj---[wéi hù]---维护

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës iu përgjigj gazetarëve në konferencën e shtypit mbi fërkimet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA. Ai tha se pala amerikane provokoi një luftë tregtare të njëanshme, gjë që nuk është në vullnetin e Kinës. Pala kineze ka besuar dhe beson gjithnjë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-ShBA-së është plotësues, reciprokisht i dobishëm dhe i favorshëm. Vetëm përmes dialogut dhe konsultimeve të bazuara në barazi dhe integritet mund të zgjidhen si duhet fërkimet tregtare mes dy vendeve.

Ai shprehu shpresën se Kina dhe ShBA-ja mund të punojnë së bashku për të mbrojtur situatën e përgjithshme të marrëdhënieve ekonomiko- tregtare mes dy vendeve.

Në konferencën e rregullt për shtyp të Ministrisë së Tregtisë në të njëjtën ditë, çështjet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA mbetën një fokus për gazetarët. Një gazetar pyeti se seanca dëgjimore për vendosjen e tarifave prej 200 miliardë dollarësh mbajtur nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së, shkaktoi shqetësime sociale. Kur pala kineze komentoi këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha se tarifat e vendosura njëanshëm nga ShBA-ja janë jo popullore:

"Kemi vërejtur se gjatë seancës dëgjimore të Zyrës së Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së, folën mbi 300 përfaqësues nga ShBA-ja, Kina dhe palë të tjera të përfshira dhe më shumë se 90% e përfaqësuesve e kundërshtuan rritjen e tarifave për mallrat kineze. Kina shpreson se ShBA-ja do të përballen me zërat e industrive dhe konsumatorëve kinezë dhe amerikanë, të përballen me bashkëpunimin afatgjatë të zinxhirit industrial midis Kinës dhe ShBA-së si dhe me interesat themelore të dy popujve, për të bërë zgjedhjen e drejtë."

Muajt e fundit, ShBA-ja vendosi tarifa për mallrat kineze me vlerë 50 miliardë dollarë. Duke folur për ndikimin e këtyre masave, Gao Feng tha se pas vendosjes së tarifave të ShBA-së për disa produkte kineze të eksportuara në ShBA, çmimet e disa produkteve të eksportuara amerikane u ulën dhe çmimet e mallrave të importuara të konsumit u rritën dhe në të njëjtën kohë disa nga importet e ndërmjetësimeve industriale të kërkuara nga kompanitë amerikane u prekën. Gjithashtu u prekën edhe disa kompani të tregtisë së jashtme të Kinës. Të gjithë mendojnë për mënyrat, veçanërisht përmes transformimit dhe përmirësimit, dhe përpiqen t'i kthejnë sfidat në raste dhe të realizojnë zhvillimin afatgjatë të kompanive.

Të dhënat tregojnë se nga janari deri në korrik të këtij viti, 35,239 kompani të huaja hapën degë në Kinë, me një rritje prej 99.1% në krahasim me një vit më parë, ndërsa përdorimi aktual i kapitalit të huaj tejkaloi 76 miliardë dollarë, një rritje prej 5.5%. Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha se ekonomia e tanishme e Kinës po ecën drejt zhvillimit të cilësisë së lartë. Përkundër disa rreziqeve dhe sfidave të jashtme, ekonomia kombëtare e Kinës ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme. Kina ka një zinxhir industrial relativisht të plotë, punëtorë industrialë të shkëlqyer, një bazë industriale të fuqishme, si dhe një treg me potencial të madh, klima e biznesit është e qëndrueshme dhe gjithnjë e optimizuar. Kina ka besim të plotë se do të bëhet një vend tërheqës për investimet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore