FOCAC 2018 do të nxisë më tej nivelin e bashkëpunimit Kinë-Afrikë

2018-08-30 17:34:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 水平---[shuǐ píng]---Nivel

Profesor Liu Hongwu, nënkryetari i Shoqatës së Studimeve Kineze mbi Afrikën dhe dekani i Institutit Kërkimor mbi Afrikën pranë Universitetit Normal të provincës Zhejiang, tha të premten se ka pritshmëri të lartë për Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) 2018 që do të mbahet në fillim të shtatorit. Ai shprehu besimin se ky samit do të rrisë më tej nivelin e bashkëpunimit midis Kinës dhe kontinentit afrikan.

Liu Hongwu vuri në dukje se mekanizmi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe ndërtimi i nismës "Një brez, një rrugë" po fuqizohen reciprokisht. Që nga fillimi i nismës në shtatorin e vitit 2013, qeveria kineze ka punuar shumë për të kombinuar zhvillimin e saj me bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe ka finalizuar megaprojekte të njëpasnjëshme. Kombinimi i bashkëpunimit Kinë-Afrikë me mekanizmat e tjerë bashkëpunues shumëpalësh do të ndihmojë në arritjen e bashkëpunimit të favorshëm midis Kinës dhe Afrikës dhe ta ngrejë në një nivel më të lartë bashkëpunimin dypalësh.

Profesor Liu Hongwu

"Bashkëpunimi midis Kinës dhe Afrikës do të lidhet më ngushtë me mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar si "Një brez, një rrugë"," Bashkëpunimi Jug-Jug","Bashkëpunimi i BRICS-it", për të plotësuar përparësitë e njëri-tjetrit për zhvillimin e kontinentit afrikan. Pas përpunimit të planit të bashkëpunimit Kina-Afrikë të propozuar nga Kina, mund të nxitet më tej në bashkëpunimet ndërkombëtare në të ardhmen, si "Një brez, një rrugë" për të promovuar ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit dhe marrëdhënie të reja ndërkombëtare, duke theksuar rolin e bashkëpunimit Kinë-Afrikë në promovimin e llojeve të reja të globalizimit".

Tani, bota përballet me një gjendje të ndërlikuar dhe me sfidat që rriten dita-ditës. Në të njëjtën kohë, prirja e unilateralizmit dhe konservatorizmit në disa vende perëndimore është bërë gjithnjë e më e dukshme. Liu Hongwu shprehu besimin se bashkëpunimi Kinë-Afrikë mund të luajë një rol aktiv në përballimin e këtij ndryshimi dhe për ruajtjen e stabilitetit e zhvillimit botëror.

"Këto ndryshime sjellin pasiguri të madhe dhe sfida për perspektivat e ardhshme të zhvillimit të njerëzimit. Në këtë kohë, përballë nevojave zhvillimore të të dy palëve, bashkëpunimi Kinë-Afrikë do të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm në reformën e sistemit të ri global dhe stabilitetin e zhvillimit ekonomik ndërkombëtar në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ngritja e "shkopave tregtarë" nga vende si ShBA-ja mund të nxisin më tej bashkëpunimin Kinë-Afrikë në një nivel më të lartë dhe të sjellin përfitime për vendet afrikane".

Mrekulli
Lajmet Kryesore