Bashkëpunimi financiar bëhet fokusi i ri i bashkëpunimit Kinë-Afrikë

2018-08-28 17:27:00 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:金融---[jīn róng]---Financë

Në dhjetorin e vitit 2015, në Samitin e Johannesburg-ut të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC), presidenti i Kinës Xi Jinping shprehu angazhimin për përmirësimin e partneritetit të ri strategjik Kinë-Afrikë në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës. Ai gjithashtu propozoi "Dhjetë Plane të Bashkëpunimit të Madh" midis Kinës dhe Afrikës në sektorin industrial, modernizimin bujqësor, infrastrukturë, financë, zhvillimin e gjelbër, lehtësimin tregtar dhe të investimeve, zbutjen e varfërisë, shëndetin publik, shkëmbimet njerëzore, paqen e sigurinë, duke planifikuar një projekt të madh për bashkëpunimin pragmatik midis Kinës dhe Afrikës dhe hapur një kapitull të ri historik.

Me përparimin e vazhdueshëm të mekanizmit të Forumit të Bashkëpunimit Kinës-Afrikë dhe nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimi financiar Kinë-Afrikë ka qenë një fokus gjatë viteve të fundit, duke luajtur rolin e sigurisë në zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dy palësh. Aktualisht, Kina është investitorja më e madhe e Afrikës dhe burimi më i madh i financimit në infrastrukturë, duke luajtur një rol të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të Afrikës.

Me zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit financiar Kinë-Afrikë, mekanizmi i bashkëpunimit dypalësh është përmirësuar vazhdimisht dhe metodat e bashkëpunimit janë pasuruar vazhdimisht. Aktualisht, kanalet kryesore të bashkëpunimit financiar Kinë-Afrikë përfshijnë kreditë e posaçme për politikën dhe mbështetjen financiare, bashkëpunimin ndërbankar dhe shkëmbimin e monedhave, mbështetja e veçantë e të cilave e siguruar nga institucionet financiare të bazuara në politika ka shumë rëndësi. Për të nxitur në mënyrë efektive bashkëpunimin financiar Kinës-Afrikë, Kina ka krijuar një sërë institucionesh të specializuara si Fondi për Zhvillimin e Kinës dhe Afrikës dhe Fondi për Bashkëpunimin e Kapacitetit Kinë-Afrikë. Gjithashtu Kina fokusohet në sigurimin e mbështetjes së veçantë financiare për bashkëpunimin dypalësh nëpërmjet fuqisë së institucioneve financiare ekzistuese.

Zëvendësguvernatori i Bankës së Import-Export të Kinës, Xie Ping, tha se aktualisht, banka ka mbi 600 projekte me bilancin e huave, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në 47 vende afrikane dhe mbështesin fuqishëm zhvillimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Bashkëpunimi financiar Kinë-Afrikë ka sjellë rezultate të prekshme në zhvillimin e Afrikës dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së njerëzve. Përkundër kësaj, disa media perëndimore kanë bërë komente të papërgjegjshme rreth bashkëpunimit financiar midis Kinës dhe Afrikës dhe kanë ngritur paradokse të pabaza siç janë "kreditë e Kinës përkeqësojnë barrën e borxheve afrikane" dhe "kapitali i Kinës ka shkatërruar sovranitetin e vendeve afrikane".

Drejtori i Institutit të Politikave të Kenias për Afrikën i hodhi poshtë këto, duke argumentuar se kjo qasje mediatike ka ardhur nga mentaliteti hegjemonik i Perëndimit.

"Kreditë e Kinës për Afrikën janë shumë të rëndësishme për këtë kontinentin afrikan. Ato i vlejnë zhvillimit dhe sjellin dobishmëri për gjeneratën e tanishme, të ardhshme dhe të tjera që do të vijojnë më pas. Gjatë mijëra viteve histori, Kina nuk e ka plaçkitur kurrë Afrikën. Rritja e Kinës është një gjë e mirë për Afrikën dhe marrëdhëniet Kinë-Afrikë do të përmirësohen vazhdimisht."

Mrekulli
Lajmet Kryesore