Gjykata Supreme Popullore e Kinës krijon Komitetin e Ekspertëve për Tregti Ndërkombëtare

2018-08-27 17:22:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:委员会---[wěi yuán huì]---Komitet

Komiteti i Ekspertëve për Tregti Ndërkombëtare i Gjykatës Supreme Popullore të Kinës u krijua në Pekin të dielën me emërimin e 32 ekspertëve kinezë dhe të huaj si grupi i parë i anëtarëve.

Kryeprokurori i Kinës dhe krytari i Gjykatës Supreme, Zhou Qiang, tha se ky komitet mbështet zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregtare përmes ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe padive. Ai u ngrit për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të lehtësuar punën e gjykatave ndërkombëtare tregtare. Kjo shënon përparim të ri në mekanizmin ndërkombëtar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare dhe të ndërtimit të organizatave të nismës "Një brez, një rrugë".

Themelimi i një mekanizmi dhe organizate ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare që përputhen me karakteristikat e nismës "Një brez, një rrugë" është një masë e rëndësishme për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar dhe për të ofruar shërbime dhe garanci gjyqësore të drejta dhe efikasitet për zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë".

Në fund të qershorit, Gjykata Supreme Popullore e Kinës krijoi dy gjykata të specializuara tregtare ndërkombëtare në Shenzhen dhe Xi'an. Fushëveprimi i pranimit përfshin kryesisht: çëshjet ndërkombëtare tregtare me një vlerë të caktuar mbi 300 milionë juanë dhe palët bien dakord të zgjedhin juridiksionin e Gjykatës Supreme Popullore të Kinës, rasti ndërkombëtar i shkallës së parë tregtare që duhet të gjykohet nga Gjykata e Lartë, për të cilin Gjykata Supreme mendon se duhet të gjykohet nga vet ajo, mosmarrëveshjet tregtare ndërkombëtare që janë miratuar nga Gjykata Supreme, rastet me ndikim të lartë në vend, arbitrazhi në kuadrin e mekanizmit ndërkombëtar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare "one-stop". Palët kanë të drejtë të aplikojnë në Gjykatën Ndërkombëtare Tregtare për ruajtjen e pronës, për ekzekutimin e vendimi të arbitrazhit etj.

Huang Jin, specialist i Komitetit Ndërkombëtar të Ekspertëve Tregtarë dhe rektori i Universitetit të Shkencave Politike dhe Juridike të Kinës, tha se mekanizmi ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare integron ndërmjetësimin, arbitrazhin dhe procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të shumta në një platformë, në këtë mënyrë mund të përmbushen kërkesat e ndryshme të palëve.

Anëtari i Komitetit nga Universiteti Federal i Lindjes së Largët në Rusi, Vladmir Kulilov tha se Komiteti themeluar nga Kina mund të zgjerojë kanalet e bashkëpunimit për institucionet zyrtare dhe private të arbitrazhit në vendet dhe rajonet përgjatë "Një brez, një rrugë".

Bëhet e ditur se Gjykata Supreme Popullore e Kinës do të hapë së shpejti një bazën ligjore të dhënash të vendeve anëtare, për të ofruar shërbime inteligjente për gjyqtarët dhe ekspertët, për të promovuar ndërtimin e bazës së të dhënave të rasteve. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore