Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë do të lidhë strategjitë dypalëshe të bashkëpunimit

2018-08-24 16:24:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 战略[zhàn luè] strategji

Samiti i Pekinit i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) do të zhvillohet më datat 3 dhe 4 shtator. Gjatë një interviste me këtë rast, ambasadori i Kinës në Egjipt Song Aiguo tha se udhëheqësit kinezët dhe afrikanë do të publikojnë këtë samit programin dhe masat e reja për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis Kinës dhe Afrikës, që do të jetë një shans i rrallë historik për thellimin e bashkëpunimit pragmatik në epokën e re.

Thelbi i këtij samiti është gërshetimi i strategjive të zhvillimit të vendeve afrikane me Kinën. Një theks tjetër është lidhja e bashkëpunimit kino-afrikan me nismën "Një brez, një rrugë". Ai vuri në dukje se gjatë pesë vjetëve pas propozimit të "Një brez, një rrugë", nisma është bërë produkt publik për komunitetin ndërkombëtar të ofruar nga Kina në epokën e re. Kjo mishëron përgjegjësinë e Kinës si një vend i madh dhe ka gjetur jehonë të madhe në vendet përgjatë Brezit dhe Rrugës. Shumë vende afrikane kanë shprehur dëshirën e madhe për pjesëmarrje në bashkëpunimin ndërkombëtar nën kornizën e kësaj nisme.

Ambasadori Song vuri në dukje se Afrika përfshihet natyrisht në nismën "Një brez, një rrugë" nga ana gjeografike dhe historike, pra është pjesë e rëndësishme përbërëse e kësaj nisme. Vendet afrikane, me burime të pasura natyrore e njerëzore dhe potencial kolosal të tregut, po synojnë shpejtimin e procesit të industrializimit dhe kanë nevojë të madhe për kapitale, teknologji dhe infrastrukturë. Nga ana tjetër, Kina, që ka kapitale, teknologji, makineri cilësore por me çmim relativisht të ulët si dhe kapacitetin e tepërt dhe cilësor të prodhimit, mund të plotësojë nevojën e vendeve afrikane dhe të arrijnë fitime të përbashkëta.

"Lidhja efikase e nismës 'Një brez, një rrugë' me strategjitë e zhvillimit të vendeve afrikane do të jetë në favor të shpejtimit të zhvillimit të tyre dhe do të jetë në ndihmë të realizimit të objektvit të tyre të zhvillimit." tha ambasadori kinez.

Song bëri të ditur se në këtë samit do të publikohen shumë masa bashkëpunimi, duke u nisur nga kërkesat e publikut, për të nxitur popullin kinez dhe popujt e vendeve afrikane të shtojnë pjesëmarrjen në shkëmbimet dypalëshe dhe të hedhin një bazë të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Afrikës.

Njoftohet se me rastin e samitit, presidenti i Egjiptit Abdel-Fattah al-Sisi do të bëjë edhe një vizitë zyrtare në Kinë. Ambasadori Song tha se si vend i madh afrikan dhe anëtar i rëndësishëm i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, Egjipti do të jetë kryetar i radhës i Bashkimit Afrikan vitin e ardhshëm. Ai shprehu besim se masat e reja të përcaktuara në samitin e Pekinit do të konkretizohen si duhet gjatë presidencës së radhës së Egjiptit si kryetar i Bashkimit Afrikan. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore