Kinë, fokusimi te punësimi

2018-08-14 19:58:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:就业---[jiù yè]---Punësim

Në një mbledhje në fund të korrikut të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për planifikimin e punës ekonomike në gjysmën e dytë të vitit, ruajtja e punësimit ishte kryefjala. Në këtë mbledhje u paraqit për herë të parë qëndrueshmëria e punësimit, e financave, e tregtisë së jashtme, e investimeve dhe e parashikimit, duke lëshuar sinjalin për nxitjen e përparimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit më cilësor të ekonomisë. Autoritetet thanë se në të ardhmen Kina do ta nxitë punësimin nëpërmjet zhvillimit të sektorit të shërbimeve dhe njëkohësisht do të zgjerojë hapësirën e punësimit në disa degë të reja industriale.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i të punësuarve në Kinë u rrit me 7.52 milionë, 170 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përmasa e punësimit është zgjeruar, është përmirësuar struktura dhe janë ruajtur rritja e nivelit të pagave, si dhe niveli i ulët i papunësisë.

Pavarësisht nga situata e mirë e punësimit në gjashtëmujorin e parë, mbetet prapëseprapë një temë serioze shfrytëzimi i rolit të punësimit si "stabilizator", në rrethanat e ngritjes së nivelit të ekonomisë kineze dhe të acarimit të fërkimeve tregtare. Në mbledhjen e kohëve të fundit të KQ-së të PKK-s, stabilizimi i punësimit u bë fokusi kryesor. Gjithashtu, edhe disa sektorë qeveritarë publikuan bashkërisht 10 masa politike për stabilizimin dhe nxitjen e punësimit.

Zyrtari për punësimin i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Ha Zengyou tha se këto masa përfshijnë fuqizimin e motorëve të rinj të zhvillimit, nxitjen e rritjes së nivelit të industrive tradicionale, shpejtimin e reformës strukturore në fushën e ofertës në bujqësi, mbështetjen e kthimit të punëtorëve nga fshati dhe të sipërmarrjes së tyre në vendlindje, zgjerimin e kanaleve të punësimit në fshat etj. Ha Zengyou shtoi po ashtu:

"Do të përsosim strukturën e specialiteteve në shkollat e larta, në përputhje me motorët e rinj të rritjes ekonomike, dhe njëkohësisht do të krijojmë më shumë vende pune cilësore në përputhje me të diplomuarit dhe talentet shumë të kualifikuar. Do të zhvillojmë fuqishëm degën e shërbimeve për punët shtëpiake, për përkujdesjen ndaj të moshuarve dhe për lehtësimin e jetesës. Do të sjellim risi edhe në mënyrën e kontrollit, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet platformës së përbashkët elektronike."

Në të ardhmen Kina do të ulë më tej koston e ndërmarrjeve lidhur me punësimin, do t'i inkurajojë ato të ruajnë vendet ekzistuese të punës dhe do të forcojë masat për përballimin e rreziqeve të papunësisë.

P. sh., punonjësit që ndikohen nga fërkimet e tregtisë së jashtme, do të përfshihen në subvencionet e punësimit. Këtë vit do të kontrollohet përqindja e papunësisë nën 5.5%.

Specialisti përkatës tha se rritja ekonomike vjen nga zgjerimi i riprodhimit, i nxitur nga shtimi i kërkesës reale, ndërsa shtimi i kërkesës reale varet nga shtimi i qëndrueshëm i të ardhurave të disponueshme, prandaj punësimi ka lidhje të ngushtë me rritjen ekonomike dhe zhvillimi cilësor i ekonomisë lidhet edhe me punësimin cilësor. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore