2018-08-02 17:59:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fjala kyçe:把戏---[bǎ xì]--E pavërtetë
Këto ditë mosmarrëveshja 4-mujore ekonomiko-tregtare midis Kinës e SHBA-së ka marrë përmasa të reja.
Agjencia e Lajmeve "Bloomberg" njoftoi se sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi i zv-kryeministrit të Kinës Liu He po zhvillojnë bisedime sekrete mbi rifillimin e konsultimeve ekonomiko-trergtare mes dy vendeve. Njëkohësisht ka mundësi që SHBA-ja do të vendosë tarifa ndaj mallrave të importuara nga Kina me vlerë prej 16 miliardë dollarësh amerikanë. Përveç kësaj, u njoftua gjithashtu se qeveria amerikane po konsideron rritjen në 25% të tarifave doganore për mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë, nga 10% që ishte njoftuar më parë.
Nga njëra anë po zhvillohen bisedime me palën kineze, dhe nga ana tjetër vijojnë rritjet e tarifave doganore. Natyrisht që pala amerikane nuk po tregohet e sinqertë për zgjidhjen e problemit. Ajo dëshiron të fitojë më shumë interesa përmes dredhive. Kina e di këtë pasi tani është e mësuar nga këto veprime jo të sinqerta. Pavarësisht rritjes së tarifave për mallrat me vlerë 16 miliardë dollarë amerikanë ose 200 miliardë, për përqindjen 10 apo 25, Kina është e gatshme të marrë kundërmasa në nivel të lartë.
Që nga fillimi i luftës tregtare midis Kinës e SHBA-së më 6 korrik, nuk është vështirë të zbulojmë se Shtëpia e Bardhë ka bërë tre orvatje pas bisedimeve dhe dredhive:
Së pari, për shkak se lufta tregtare ndaj Kinës nuk ka arritur rezultate të dukshme, qeveria e Trump-it ka shtuar dozën e presionit dhe shantazhit ndaj Kinës në mënyrë ekstreme.
Së dyti, zëri kundër luftës tregtare brenda ShBA-së po rritet. Qeveria e Trump-it dëshiron të transmetojë presion. Mësohet se më 31 korrik, Trump-i mbajti fjalimin e tij në një mbledhje politike, ku shpjegoi politikat e tij tregtare dhe bëri me dije se lufta tregtare me Kinën dëmtoi interesat e fshatarëve amerikanë, që tregon se Trump ndjen presion të madh politik për tarifat.
Së treti, ShBA-ja jo vetëm që nuk arriti të zgjidhë problemin e deficitit tregtar me Kinën, por Trump dëshiron të ndryshojë rrugën e zhvillimit të Kinës.
Çdo vend me sovranitet ka të drejtë ta zgjedhë vetë rrugën e zhvillimit. Lufta tregtare e nisur nga SHBA-ja s'mund të ndryshojë strategjinë e zhvillimit të Kinës. Nëse pala amerikane dëshiron të zgjidhë problemet nëpërmjet bisedimeve, duhet të heqë shkopin dhe të tregohet e sinqertë. (Çang Çuo)