Wang Yi mbi fërkimin tregtar Kinë-ShBA: I papranueshëm unilateralizmi dhe hegjemonizmi tregtar

2018-07-31 17:44:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe:摩擦---[mó cā]---Fërkim

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi drejtoi bashkërisht me sekretarin e Jashtëm britanik Jeremy Hunt më 30 korrik në Pekin Dialogun e 9-të Strategjik Kinë-Britani. Pas dialogut ata dolën në një konferencë për shtyp. Duke iu përgjigjur pyejeve të gazetarëve mbi fërkimet tregtare midis Kinës e ShBA-së, Wang Yi tregoi qartë qëndrimin e Kinës.

Kryediplomati kinez tha se tregtia e lirë është një unanimitet i komunitetit ndërkombëtar dhe një prirje historike që s'mund të pengohet. Kina i qëndron gjithnjë parimit të sistemit të tregtisë së lirë dhe mban gjithnjë drejtimin e drejtë historik, duke shtuar se ata që mbështesin unilateralizmin vetëm sa izolojnë veten.

Wang shtoi se shkëmbimet midis vendeve janë të njëjta me shkëmbimet njerëzore dhe baza për këto marrëdhënie janë besimi, faktet dhe rregullat.

Së pari, përgjegjësia e pabarazisë tregtare midis Kinës dhe ShBA-së nuk është e palës kineze.

Tregtia është një veprimtari natyrshme e tregut dhe Kina nuk detyron asnjë tregti. Struktura tregtare është gjithashtu një rezultat i natyrshëm i ndarjes së punës ndërkombëtare. Për mallrat e eksportuara nga Kina, Kina bën montimin dhe prodhimi në fazën e mesme nuk kryhet nga Kina. Përveç këtyre, pabarazia tregtare Kinë-ShBA është shkaktuar nga statusi i monedhës ndërkombëtare të dollarit, përqindja e ulët e depozitave, konsumi i lartë brenda ShBA-së dhe kufizimi i eksporteve amerikane të mallrave me teknologji të lartë. Prandaj, arsyeja e deficitit tregtar amerikan është nga ShBA-ja.

Së dyti, suficiti dhe deficiti nuk janë standard për gjykimin. Suficiti nuk është përfitim dhe deficiti nuk është humbje. Në fakt, ShBA-ja gjithnjë ka siguruar fitime nga tregtia me Kinën, si pershembull, pala amerikane mori shumë lëndë dhe mallra me çmim të ulët duke rritur mirëqenien e konsumatorëve dhe përkrahu statusin e fortë të dollarit.

Wang Yi vuri në dukje se në fushën e tregtisë së shërbimeve midis Kinës e ShBA-së, deficiti i Kinës arrin mbi 50 miliardë dollarë amerikanë çdo vit. Vëllimi i mallrave të prodhura dhe të shituara nga ndërmarrjet amerikane në Kinë arrin mbi 600 miliardë dollarë amerikanë. Pala amerikane është më e fituar në Kinë. Përveç këtyre, 60% e suficitit tregtar të Kinës me ShBA-në është prodhuar nga ndërmarrjet e huaja në Kinë. Ndërmarrjet e huaja fituan pjesën dërrmuese, në një kohë kur kompanitë kineze siguruan vetëm një pjesë të vogël.

Së treti, fërkimi tregtar midis Kinës dhe ShBA-së ka ardhur nga pala amerikane. Në mars, ShBA-ja nisi "hetim 301" dhe hapi zjarr e para ndaj Kinës dhe më pas përshkallëzoi veprimet e saj.

Lufta tregtare nuk është në vullnetin e palës kineze, por përballë qëndrimeve të ashpra dhe shkeljeve të të drejtave nga pala amerikane, Kina u detyrua të marrë kundërmasat e nevojshme, gjë që është një mbrojtje e justifikueshme.

Së katërt, nisja e mosmarrëveshjes tregtare nga ShBA-ja nuk është ligjore. Kina dhe ShBA-ja janë anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe duhet t'i zgjidhin problemet tregtare nën kornizën e OBT-së. Por pala amerikane shpërfilli Mekanizmin e OBT-së për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes dhe i trajtoi fërkimet tregtare sipas ligjeve të veta duke shkelur parimet bazë të OBT-së. Ky është unilateralizëm dhe hegjemonizëm tregtar dhe asnjë vend sovran s'mund t'i pranojë këto.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore