Rregulli i SHBA-së në tregtinë botërore, "Ligji i Xhunglës"

2018-07-26 17:51:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:规则---[guī zé]---Rregull

Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha në një intervistë televizive se "tani, Kina nuk ka dëshirë për marrëveshje dhe ka ndaluar procesin e lojës. Prandaj, topi është në fushën e Kinës". Në sytë e këtij zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) janë formuar nga amerikanët. Nëse nuk janë të kënaqur, ata akuzojnë të tjerët për shkeljen e rregullave.

Është vërtetë që me parimin "Amerika e para", sistemi shumëpalësh tregtar është mënjanuar. Trump tha se BE-ja është armiku i ShBA-së në çështjet tregtare. Ndërsa për Kinën, Trump ka përdorur madje fjalën "përdhunim" për të përshkruar suficitin tregtar të Kinës me ShBA-në.

Tani, sistemi global shumëpalësh me OBT-në në thelb është formuar nga vendet perëndimore të kryesuara nga ShBA-ja dhe rregullat e saj të "lojës" natyrisht janë në përputhje me interesat e veta. Sipas rregullave, mosmarrëveshjet mes anëtarëve trajtohen nën Mekanizmin e OBT-së për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve. Por, tani Shtetet e Bashkuara enkas kanë pezulluar Gjykatën e Lartë të OBT-së.

Organi i Apelimit i OBT-së ka 7 gjyqtarë të përhershëm. Dy prej tyre kanë përfunduar 2 mandate dhe kanë dalë në pension. Tre gjyqtarë të tjerë kanë përfunduar mandatin e tyre në fund të vitit 2017. Ndërsa gjyqtarët pasardhës ende nuk kanë marrë detyrën, atëherë 2 nga këta gjyqtarë duhet të vazhdojnë punët e tyre në vitin 2018. Prandaj, në këtë organ kanë mbetur vetëm 4 gjyqtarë zyrtarë.

Një gjyqtar amerikan që ka dalë në pension tha se ky organ apelimi në OBT po vritet në mënyrë graduale. Që nga korriku i këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë penguar procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve të rinj për 10 muaj. Një nga arsyet kryesore është që SHBA-ja është e pakënaqur ndaj OBT-së, sepse ajo nuk mund të vazhdojë të shtrëngojë zhvillimin e shpejtë të Kinës me OBT-në dhe Kina quhet nga administrata e Trump-it si "konkurrente".

Përveç kufizimit ndaj sistemit shumëpalësh tregtar të botës, cilat janë rregullat e lojës të ShBA-së? Ajo mund të përdorë ligjet e brendshme për të ndëshkuar partnerët e saj tregtarë. Duket se ajo po shpreson që OBT-ja të vazhdojë paralizimin. Vetëm një OBT që nuk funksionon mbarë mund t'i shërbejë ShBA-së më mirë dhe kjo e zgjidh më lehtë problemin.

Tani, masat e ShBA-së në tregtinë ndërkombëtare janë hetimet "232" dhe "301". E para bazohet nga neni 232 i Ligjit të Zgjerimit të Tregtisë të SHBA-së të vitit 1962, i cili bën hetimet nëse importi i produkteve kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-së. Pak kohë më parë këtë vit, SHBA-ja vendosi tarifa ndëshkuese ndaj çelikut dhe aluminit të importuar, nga Kanadaja, BE-ja, Meksika, India, Rusia dhe Kina.

Krahas kësaj, SHBA-ja rriti tarifat edhe mbi produktet kineze në bazë të nenit "301", që është neni 301 i Ligjit të Tregtisë të SHBA-së të vitit 1974. Neni 301 në fakt është një autorizim legjislativ në Ligjin Tregtar të SHBA-së për veprim të njëanshëm kundër shkeljeve legjislative ose administrative të rregullave nga një vend tjetër që demtojnë interesat amerikane.

Në Ligjin e Xhunglës, luani është mbreti dhe si i tillë i bën rregullat si të dojë. ShBA-ja i përdor rregullat për interesat e veta dhe zbaton parimin "vrit ose do vritesh".(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore