Kinë, përparim ekologjik në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet

2018-07-19 17:30:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:高原---[gāo yuán]---Rrfshnaltë

Sipas një libri të bardhë të publikuar të mërkurën nga qeveria kineze mbi Situatën Ekologjike të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet (Xizang), kjo rrafshnaltë është edhe një ndër zonat më të pastra në botë dhe krahas shtimit të investimeve dhe zbatimit të rregullave të kontrollit të autoriteteve kineze, mjedisi ekologjik vendor ka ruajtur nivel të lartë.

Sipas këtij dokumenti, në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet ku ka intensitet të ulët të veprimtarisë njerëzore, niveli i elementeve ndotëse është i njëjtë me atë në Polin e Veriut. Nëpërmjet përhapjes së përdorimit të energjive të reja, sistemimit të ndotjes në qyteza dhe fshatra, cilësia e ajrit në rrafshnaltën do të përmirësohet më tej.

Rrafshnalta Qinghai-Tibet është zonë burimi e disa lumenjve kryesorë në Kinë. Vitet e fundit, qeveria kineze ka shtuar pandërprerë investimet për mbrojtjen e burimeve ujore atje, duke shpallur masa si caktimi i funksioneve të ujërave dhe i objektivave të mbrojtjes, kufizim i sasisë së derdhjes së ujit të përdorur në rajonet përkatëse dhe kontroll më të ashpër të mbrojtjes së burimeve ujore etj.

Sipas Librit të Bardhë, cilësia e tokës në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet, një ndër zonat më pak të prekura nga ndotja në botë dhe në përgjithësi është tokë e virgjër.

Në vitin 2009, qeveria kineze miratoi një plan për mbrojtjen dhe sistemimin e mjedisit ekologjik në Rajonin Autonom të Xizang-ut (Tibet) nga viti 2008 deri në vitin 2030. Sipas këtij plani, deri në fund të vitit 2017, janë kryer 9.6 miliardë juanë investime (1.42 miliardë dollarë amerikanë) në 10 programe përkatëse.

Lidhur me këtë, zv.kryeguvernator i Rajonit Zhang Yongze prezantoi se veprimet e sistemimit të ndotjes që kanë zgjatur për shumë vjet garantojnë gjendjen e mirë ekologjike vendore.

"Kemi kufizuar rreptësisht projektet e ndërtimit dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore në Rrafshnaltë. Kemi nxitur përdorimin e energjisë ujore për prodhimin e energjisë elektrike, por duke caktuar 94% të lumenjve si burime të ndaluara për shfrytëzim. Kemi zbatuar sistemin vëzhgues dhe mbikëqyrës për projektet infrastrukturore për të ulur deri në nivelin minimal ndikimet e projekteve ndaj mjedisit ekologjik", tha z. Zhang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore