Investimet kineze jashtë vendit, aktive në gjashtëmujorin e parë

2018-07-18 17:34:11 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:投资---[tóu zī]---Investim

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, investitorët kinezë kanë investuar 57.18 miliardë dollarë amerikanë në 3617 ndërmarrje të 151 vendeve e rajoneve të botës, duke shënuar një rritje prej 18.7%. Nga një këndvështrim i gjerë vëzhgues, investimet kineze u paraqitën në një nivel aktiv gjatë kësaj periudhe.

Duke komentuar për këtë, z. Han Yonga nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Ministrisë së Tregtisë të Kinës vuri në dukje se në përgjithësi, investimet kineze jashtë vendit kanë ruajtur zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Ndër to, vëllimi i investimeve në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" është rritur pandërprerë me një shpejtësi prej 12%. Në të njëjtën kohë, po shfaqen mënyrat e reja të investimeve dhe blerja direkte të kompanive të huaja është bërë metodë kryesore.

"Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet kineze janë realizuar nëpërmjet mënyrave të ndryshme si blerje dhe investime të përbashkëta. Ndër blerjet, ndërmarrjet kineze kanë kryer 140 veprime në 41 vende e rajone të botës, duke prekur 16 sektorë ekonomikë kryesisht tek manufaktura dhe sektori minerar", tha z. Han.

Sipas të dhënave në gjashtëmujorin e parë, firmat kineze kanë ndërtuar zona të bashkëpunmit ekonomiko-tregtar në 46 vende, duke krijuar mbi 280 mijë vende pune për banorët vendorë. Ndër këto zona, gati 90% janë krijuar në vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Lidhur me ndikimet e fërkimeve tregtare ndërkombëtare që mund të kenë mbi investimet kineze jashtë vendit, z. Han Yong u shpreh:

"Gjithkush e di se proteksionizmi tregtar dhe i investimeve në disa vende është në rritje, gjë që mund të ndikojë në motivin e ndërmarrjeve për investimet jashtë vendit. Por, unë mendoj se kompanitë kineze janë të afta të bëjnë ndryshime sipas situatës aktuale. Për shembull, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, megjithëse vëllimi i investimeve ndaj vendeve përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë' nuk është aq i madh në shifra, ne përsëri kemi ruajtur një normë të qëndrueshme rritje. Kjo tregon se do të vazhdojmë të shtojmë investimet në rajonet përkatëse. Përsa i përket barrierave të vendosura në vendet e zhvilluara, ndërmarrjet kineze po ambientohen me to. Përveç këtyre, qeveria jonë po nxit autoritetet vendore të krijojnë një mjedis transparent, të parashikueshëm dhe të barabartë për investitorët kinezë", tha z. Han Yong.

Mrekulli
Lajmet Kryesore