Ekspertët: Ekonomia kineze, performancë të mirë në gjashtëmujorin e parë

2018-07-17 17:04:16 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:增长---[zēng zhǎng]---Rritje

Ekonomia kineze ka patur një performancë të mirë në gjysmën e parë të këtij viti me një rritje 6.8% të PBB-së, mbajtjen nën kontroll të rritjes së çmimeve brenda objektivit, përmirësim të vazhdueshëm të punësimit, shpejtim të rritjes së konsumit, rigjallërim të investimeve private e në manifakturë si dhe transformim të frytshëm të strukturës ekonomike.

Lidhur me këtë, ekspertët vunë në dukje se kjo prirje do të vazhdojë edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Siç mësohet nga një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, PBB-ja e vendit arriti në 41.89 trilionë juanë, 6.8 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lidhur me këtë rezultat, studiuesi i posaçëm i Zyrës së Këshilltarëve të qeverisë kineze, ish-kryeekonomisti i Zyrës Kombëtare të Statistikave, z. Yao Jingyuan u shpreh se duke vlerësuar katër treguesit kryesore makroekonomike si PBB-ja, punësimi, çmimi i produkteve dhe bilanci i pagesave ndërkombëtare, ekonomia kineze pati një performanë të kënaqshme.

"Së pari,rritja e PBB-së ka qëndruar në 6.7%-6.9% për 12 muaj radhazi, gjë që tregon qëndrueshmërinë ekonomike. Së dyti, në gjashtëmujorin e parë të vitit, janë krijuar 7.52 milionë vende pune, duke përmbushur 66.8% të objektivit vjetor. Së treti, në fillim të këtij viti, kryeministri Li Keqiang caktoi objektivin 3% të rritjes së çmimeve dhe tani është rritur 2%. Në të njëjtën kohë, vëllimi import-eksportit shënoi një rekord të ri, 14.12 trilionë juanë. Ndërsa, shpejtësia e rritjes së importit është gati 6 pikëpërqind më e lartë se ajo e eksportit. Meqë ne synojmë bilancin tregtar, kjo mund të konsiderohet si një arritje tjetër e rëndësishme", tha z. Yao.

Kryeekonomisti i kompanisë "CITIC Securities" Chu Jianfang është i mendimit gjithashtu se ekonomia kineze ka shfaqur edhe karakteristika të reja në gjysmëvitin e parë.

"Në sektorin e investimeve, ato private po rigjallërohen. Përsa i përket strukturës, industritë e reja duke përfshirë ato strategjike, sektorë të shërbimeve të nivelit të lartë etj., kanë shënuar rritje më të shpejtë sesa niveli mesatar. Ndërsa, çmimet e produkteve kanë ruajtur qëndrueshmëri dhe konsumi ka dhënë kontribut të dukshëm në ngritjen e cilësisë së rritjes ekonomike", tha z. Chu.

Duke komentuar performancën e ekonomisë kombëtare, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave, Mao Shengyong u shpreh se në gjashtëmujorin e dytë parashikohet që konsumi do të vazhdojë të ruajë rritjen dhe investimet do të mbeten të qëndrueshme. Pavarësisht sfidave në tregtinë ndërkombëtare, ka edhe faktorë të shumtë të favorshëm që mund të shërbejnë për realizimin e rritjes së qëndrueshme dhe të shpejtë ekonomike.

Fjala kyçe:rritje

Mrekulli
Lajmet Kryesore