UNESCO:Të nxitet partineriteti me Kinën

2018-07-16 16:28:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:伙伴---[huǒ bàn]---Partner

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay do të nisë më 16 korrik vizitën e saj zyrtare në Kinë. Kjo është vizita e saj e parë pas emërimit në krye të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor të OKB-së. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës para nisjes, ajo shtjelloi pikëpamjet e saj për marrëdhëniet e bashkëpunimit me palën kineze.

Znj. Azoulay tha se megjithëse ka qenë në Kinë më parë, vizita e kësaj here bëhet në një moment të rëndësishëm.

"Është një vizitë shumë e rëndësishme për mua sepse Kina është mbështetëse dhe pjesëmarrëse e multilateralizmit, e cila merr pjesë aktivisht në veprimtaritë e ndryshme të UNESCO-s si ato në fushat arsimore, kulturore, teknologjike etj. Presidenti i Kinës Xi Jinping e ka vizituar selinë tonë dhe ndihem krenare që zhvilloj një vizitë zyrtare gjatë fazës fillestare të mandatit tim. Do të zhvilloj dialog dhe do të vizitoj një pjesë të këtij vendi, sidomos do të gjej mundësi për zhvillim të mëtejshëm të planit aktual strategjik partner të organizatës sonë me Kinën", tha znj. Azoulay në intervistë.

Sipas saj, Kina ka marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e UNESCO-s dhe nisma "Një brez, një rrugë" e Kinës mund të gjejë shumë pika të përbashkëta me misionet e UNESCO-s. Suksesi i jashtëzakonshëm që Kina ka patur në disa dekade të mëparshme në fusha përkatëse do të sjellë përvoja të dobishme për zhvillimin e zonave të tjera të botës.

"Duke u bazuar tek diversifikimi kulturor dhe përmes zhvillimit të arsimit, Kina ka arritur përparim të dukshëm në këto fusha dhe ka realizuar rritje të paparë ekonomike dhe reforma kombëtare gjatë dekadave të fundit. Është e rëndësishme të mësojmë nga përvoja e Kinës për të ndihmuar pjesën tjetër të botës, veçanërisht Afrikën. Kina ka ofruar mbështetje për UNESCO-n në zhvillimin e sistemit arsimor dhe kulturor në Afrikë. Për më tepër do t'i përdorim këto përvoja të suksesshme për ta krijuar partneritetin tonë në edukimin e vajzave të reja, trashëgiminë kulturore, shkencë, teknologjinë e lartë dhe inteligjencën artificiale etj", tha shefja e UNESCO-s Audrey Azoulay gjatë një interviste para vizitës së saj në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore