Tarifat shtesë do të shkaktojnë rritjen e kostos së prodhimit të kompanive dhe uljen e aftësisë blerëse të konsumatorit amerikan

2018-07-09 17:21:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成本---[chéng běn]---Kosto

Qysh nga 6 korriku, ShBA-ja filloi zbatimin e tarifave shtesë prej 25 % ndaj produkteve të importuara nga Kina, me një vlerë prej 34 miliardë dollarësh amerikanë. Një veprim i tillë pritet t'u japë një goditje shumë të rëndë kompanive dhe konsumatorëve amerikanë, duke sjellë edhe rreziqe shumë të mëdha ndaj sistemit së tregtisë botërore. Ekspertë nga institutet amerikane të studimit të politikave dhe përfaqësues të sektorëve të prekur nga tarifat shtesë kanë shprehur paralajmërimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me këtë veprim. Nënkryetari i Shoqatës së Teknologjisë së Përparuar Mjekësore (AdvaMed) Ralph Ives shprehet:

"Pas shtimit të tarifave, pjesët e këmbimit të importuara do të sjellin trysni për sa i përket kostos mbi ne, kompanitë prodhuese amerikane. Me rritjen e kostos, shpenzimet shtesë nuk mund të kompensohen."

Sipas një studimi nga Instituti "Peterson" për Ekonominë Ndërkombëtare, vendosja e tarifave shtesë sipas nenit 301 të "Aktit të tregtisë" nga administrata e Donald Trump-it, është një reagim i paefektshëm i ShBA-së lidhur me shqetësimet ndaj përparimeve të teknologjisë së lartë kineze, me arsyetimin se një gjë e tillë do të godasë zinxhirin global të ofertës dhe do të dëmtojë konkurrencën e teknologjisë amerikane. Një nga autoret e raportit, studiuesja e lartë e këtij instituti, Mary E. Lovely, u shpreh se nuk janë kompanitë kineze ato që janë prekur më shumë nga tarifat:

"Përkundrazi, zbuluam se subjekt i tarifave janë produktet që tregtohen në ShBA nga shumëkombëshet amerikane, europiane dhe japoneze në Kinë. Këto produkte përpunohen më tej në ShBA dhe kthehen në mallra që shiten në ShBA ose eksportohen nga kompanitë amerikane."

Në fakt, shumica e produkteve të importuara nga ShBA-ja nuk janë mallra konsumi përfundimtare, po produkte të ndërmjetme, të cilat mund të quhen si materiale prodhimi për "produktet amerikane". Në fakt, të gjitha tarifat shtesë mbi produktet kineze të importuara nga ShBA-ja mund të shikohen si investime të kompanive amerikane në kapitale, pajisje etj. Tarifat shtesë mund të shkaktojnë rritjen e kostos së këtyre investimeve dhe të dëmtojnë interesat e kompanisë amerikane. Sipas Mary E. Lovely-t, kompanitë amerikane kanë dy zgjedhje: ose të marrin përsipër të paguajnë për tarifat shtesë dhe të vazhdojnë importimin nga Kina, ose të blejnë produkte me kosto më të lartë dhe cilësi më të mirë nga vendet e tjera. Të dy këto zgjedhje do të shkaktojnë rritjen e çmimeve.

Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Teknologjisë së Përparuar Mjekësore Ralph Ives, pas vendosjes së tarifave shtesë ndaj produkteve kineze të importit, kompanitë amerikane që i importojnë plotësisht pjesët e këmbimit nga Kina s'mund të shmangin tarifat dhe të ulin koston nëpërmjet ndryshimit të firmave furnizuese. Ives u shpreh po ashtu se industria e pajisjeve mjekësore e ShBA-së dhe organet përkatëse të qeverisë kineze po konsultohen si gjithmonë në mënyrë të efektshme dhe kanë arritur përparime. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se tarifat e qeverisë amerikane do të ndikojnë në bashkëpunimin e kësaj shoqate me Kinën. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore