Kina dhe vendet afrikane gëzojnë përvojat e zhvillimit dhe uljen e varfërisë

2018-07-04 17:29:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:减贫---[jiǎn pín]---Pakësimi i të varfërve

Më 3 korrik, Kina dhe vendet afrikane zhvilluan së bashku në Gjenevë të Zvicrës një seminar ndërkombëtar me temë "Kontributi i Zhvillimit dhe i Pakësimit të të Varfërve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut", duke ndarë përvojat e suksesshme në zhvillimin dhe nxitjen e të drejtave të njeriut.

Seminari u mbajt gjatë sesionit të 38-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Yu Jianhua vuri në dukje në fjalimin e tij tematik të mbajur në seminar se, zhvillimi është rruga e vetme që ndihmon vende të zgjidhin rrënjët e konflikteve, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të përmbushin shpresën e njerëzve për një të ardhme më të mirë.

Kina ka zgjidhur problemin e mungesës së ushqimit dhe të veshjes për mbi 1.3 miliard banorë, ka nxjerrë nga varfëria 800 milionë vetë, një kontribut i madh ky në uljen e numrit të përgjithshëm të të varfërve në botë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për Çështjet Afrikane, ambasadori Xu Jinghu u paraqiti pjesëmarrësve një pasqyrë konkrete të bashkëpunimit Kinë-Afrikë përmes shembujve konkretë dhe të dhënave të hollësishme. Ambasadori Xu tha se si një komunitet fatesh, Kina dhe Afrika kanë mësuar nga konceptet e zhvillimit të njëra-tjetrës dhe kanë arritur bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme, kanë dhënë mbështetje të rëndësishme për eksplorimin e pavarur të Afrikës në rrugën e zhvillimit si dhe për të përmirësuar jetesën e popullit afrikan.

Specialisti i Komitetit të Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Liu Xinsheng, tha se Komiteti i Këshillit të Drejtave të Njeriut ka ngritur një grup specialistësh, po zhvillon studime tematike lidhur me "kontributin e zhvillimit për gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut" të paraqitura nga Kina.

Përfaqësuesit nga Togo, Egjipti, Afrika e Jugut, Gabon, Gambia, Eritrea dhe vende të tjera vlerësuan lart këtë seminar të zhvilluar nga Kina dhe vendet afrikane. Ata janë të mendimit samiti i kësaj here është në favor të ritheksimit të të drejtave të zhvillimit, të mirëruajtjes së multilateralizmit, për promovimin e punës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, për të nxitur dhe mbrojtur të drejtat e njeriut duke u bërë një mekanizëm më i organizuar për shkëmbime të tilla, për të ndarë përvojat mbi çështjet e zhvillimit dhe të të drejtave të njeriut dhe lëshon zërin e përbashkët të vendeve në zhvillim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore